iPhone X është telefoni më i shtrenjë në historinë e Apple dhe kushton 999 dollar për versionin 64GB dhe 1,149 dollar për versionin 256GB në SHBA.
Shumica e fansave të Apple besojnë se çmimi është tepër i lartë. Për ta vendosur në perspektivë mund të blinin një MacBook Air të ri për aq para.
Ndërsa nuk kanë munguar reagimet nga konsumatorët Amerikanë, pjesa tjetër e botës duhet të ketë xhepa edhe më të thellë.
Linku i infografikut: https://www.statista.com/chart/11123/what-the-iphone-x-costs-around-the-world/
Sipas Business Insider, Rusët paguajnë 1,390 dollar për një iPhone X. Evropa vjen në vendin e dytë me 1,376 dollar për një iPhone. Në Britani kushton 32% më shumë ose 1,338 dollar.
Pas SHBA-ve, Japoni dhe Kanadaja kanë ofertat më të mira, 1,018 dollar dhe 1,080 dollar respektivisht. /PCWorld Albanian