0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Sa i paguajnë në kohë kosovarët me pagesat e kësteve të kredive?

Më të lexuarat

Kosovarët kanë filluar që të vonohen me pagesat e kësteve të kredisë pas pandemisë Covid-19.

Kështu thuhet në raportin “Ngarkesa me borxh e ekonomive familjare në Kosovë”, të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, në muajin mars.

“Vitet pas pandemisë COVID-19 shënojnë shkallën më të lartë të pagesave me vonesë, prej 3.4 për qind në 2020 dhe 4.0 për qind në 2021. Pjesëmarrja e pagesave me vonesë sipas kohës së vonesës (klasifikimet kreditore sipas ditëve në vonesë) tregon që vonesat për periudha më të shkurtra kishin trend më të qëndrueshmen me oscilime të vogla ndër vite”, thuhet në raportin e BQK-së

Ndërsa vonesat më afatgjata, sipas BQK-së përkatësisht mbi 90 ditë, kishin trend stabil deri në vitin 2018, kur edhe filluan rritjen e pjesëmarrjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit