10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Sa i dobishëm është Ibuprofeni

Më të lexuarat

Kanë kaluar më se gjysmë shekulli që nga zbulimi i ibuprofenit, bar ky i cili në këtë mënyrë i është bashkëngjitur aspirinës dhe paracetamolit, të cilët njerëzit gjithmonë i kanë mbajtur me vete, madje edhe kur ndihen mirë.

Përdorimi i këtij bari bëhet në raste kur kemi dhimbje koke, në kurriz dhe probleme të tjera.

Ndërkohë mjekët thonë se nuk është mirë që të varemi shumë nga ky lloj bari, i cili është zbuluar në vitin 1961, në një laborator të vogël në Notingem.

Që nga ajo kohë përdoret për dhimbje dhe rënien e temperaturës në gjithë botën. Mjekët thonë se për dallim nga barnat tjera, ibuprofeni më së shpeshti përdoret nga njerëzit, pothuajse si aspirina.

Tomas Staford thotë se ibuprofeni është mjet i mirë kundër ndezjeve dhe analgjetik i mirë, por ka edhe efekte të padëshirueshme më shumë se sa njerëzit mendojnë.

“Ky bar për shembull mund të dëmtojë veshkat nëse merren mbi 65 miligramë në ditë. Ai po ashtu shkakton gjakderdhje në stomak. Grupi i barnave josteroide (NSAID) shkakton mbi 2.000 raste të vdekjes në Britani të Madhe”, thotë Staford.

Kris Uels, konsultues i organizatës “Pain management” konsideron se ibuprofeni është i dobishëm pasi që ndihmon një të tretën e njerëzve që të zvogëlojnë dhimbjen për 50 për qind.

“Ibuprofeni është i rëndësishëm për pacientët me artritis reumatoid dhe osteoartritis”, ka thënë ai.

Por, edhe Uels është i shqetësuar rreth efekteve të padëshirueshme të ibuprofenit.

“Mendoj se duhet kufizuar shitjen e tij jashtë barnatores, si dhe shitjen e aspirinës. Po ashtu, njerëzit janë mësuar aq shumë që të lirohen menjëherë nga dhimbjet dhe nuk janë në gjendje që të merren me probleme të vogla dhe menjëherë varen nga barnat. Kjo nuk është mirë”, ka thënë ai.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit