6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Sa herë duhet ta përdorim një shishe plastike? Ja përgjigja…

Më të lexuarat

Sa herë mund të përdorim një shishe plastike, para se të humbë karakteristikat kimike dhe fizike dhe të mos dëmtojë shëndetin tonë?

Kësaj pyetje i është pëërgjigjur Giorgia Spigno, profesoreshë në fakultetin e Shkencave Argrare, Ushqimit dhe Mjedisit në Universitetin Katolik të Piacenza-s.

Në një intervistë publikuar sot në mediet italiane, ajo shprehet se, shishet tradicionale plastike “nuk duhet të përdoren për herë të dytë”.

“Kur konsumatori e ble, nuk e di historinë e shishes. Nuk e di nëse ka qenë e ekspozuart ndaj burimeve të nxehtësisë apo ndaj temperaturave shumë të ulta, që ndryshojnë përbërjen e plastikës, forcën mekanike apo aftësinë për të lejuar kalimin e gazeve”,- shpjegon Spigno.

Por, sipas saj, problemi kryesor është higjena.

“Në shumicën e rasteve pimë direkt nga një shishe, veçanërisht kur ajo është gjysmë-litroshe. Një zakon që nuk garanton siguri higjienike për lëngjet, të cilat më pas i hedhin në atë enë.

Era e pakëndshme që ndonjëherë ndjejmë është pikërisht për shkak të ndotjes mikrobiologjike, që është shkaktuar nga konktai i gojës sonë me shishen.

Një gjest i kujdesshëm do të ishte larja e shishes – thotë ekspertja, – edhe pse shishet plastike nuk janë të dizajnuara që të ripërdoren, por të mbajnë ujë derisa konsumatori e pi atë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit