Paga më e ulët minimale në vendet e Bashkimit Evropian është në Bullgari. 184 euro marrin pagë mujore bullgarët, ndërsa më e larta është 1923 euro, ose pothuajse 11 herë më shumë që marrin punëtorët në Luksemburg, tregojnë të dhënat nga Eurostat.
Vendet e BE-së në bazë të shumës së pagave minimale janë të ndara në tri grupe. Në grupin e parë, ku paga minimale është nën 500 euro, pavarësisht Bullgarisë, janë vendet e Evropës Lindore dhe Kroacia.
Në grupin e dytë, paga minimale nga 500 në 1000 euro është në Slloveni dhe në Evropën Jugore, ndërsa Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe vendet e Beneluksit janë në një grup me pagën minimale mbi 1000 euro, Transmeton Telegrafi.
Në krahasim më 2008, një rënie e të ardhurave minimale është vërejtur vetëm në Greqi, për më shumë se 14 për qind, në Irlandë është në të njëjtin nivel, ndërsa në të gjitha vendet e tjera të BE-së të ardhurat minimale mujore janë në rritje, tregojnë statistikat.
“Rritja më e madhe në pagën minimale në periudhën nga janari 2008 deri në janar 2015 ka shënuar Rumania, me 95 për qind, pastaj 64 për qind Bullgaria, ndërsa Sllovakia dhe Letonia me 58 për qind”, thotë Eurostat. /Telegrafi/