1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

S’ndalet Sokol Bashota: Për 3 muaj shpenzon mbi 28 mijë euro karburante

Më të lexuarat

Komuna e Klinës e drejtuar nga Sokol Bashota vazhdon të rris shpenzimet në derivate. Për tre muajt e parë të këtij viti, kjo komunë ka shpenzuar hiq më pak se 28 mijë euro. Komuna e Klinës për këtë periudhë të vitit 2015 ka shpenzuar hiq më pak se 9 mijë e 641 euro për telefon. Ndërkaq, për dreka dhe ushqim ka shpenzuar hiq më pak se 6 mijë e 438 euro.

Kështu thuhet në një raport të përgatitur nga OJQ Koha, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic, të cilin në vazhdim do ta publikoj të plotë:
OJQ KOHA – Klina për 3 muaj shpenzon 28,090 euro karburante, telefoni 9,641 euro, për dreka, pije dhe ushqim 6,438 euro, ndërsa ulen shpenzimet kapitale për 19.47%
 
Komuna e Klinës në periudhën janar – mars 2015 është treguar dorëlirë sa i përket shpenzimeve të parasë publike sidomos në disa kategori siç janë telefona, dreka zyrtare, derivate e mirëmbajtje të veturave. Vazhdon të mbetet e pa zgjidhshme rritja e shpenzimeve në disa kategori, edhe pse ka hasur në reagime dhe rekomandime nga raporte të mëparshme. Në ketë fillim vit ka zvogëlim të investimeve kapitale për hiq me pak se 19.47 %.

Nga buxheti i shpenzuar në periudhën janar – mars 2015 në vlerë 2,057,233.25€ për  paga dhe mëditje janë shpenzuar 1,333,321.12€ (64.81% e shpenzimeve), për mallra dhe shërbime janë shpenzuar 189,646.89€ (9.22% e shpenzimeve), për shërbime komunale 49,545.96€ (2.41% e shpenzimeve), për subvencione 24,391.95€ (1.18 % e shpenzimeve) dhe për kapitale  460,327.33€ (22.38 % e shpenzimeve).

Shpenzimet në periudhën janar-mars 2015 në vlerë 2,057,233.25€ krahasuar me shpenzimet  për periudhën e njëjtë të vitit 2014 në vlerë 1,931,998.71€ janë rritur rreth 6.48%. Shpenzimet për paga dhe mëditje krahasuar me vitin paraprak janë rritur 23.24%, shpenzimet për mallra dhe shërbime janë zvogëluar për 10.14 %, shpenzimet për shërbime komunale janë zvogëluar për 1.26%, shpenzimet për subvencione janë rritur për 41.30% dhe shpenzimet për kapitale janë zvogëluar për 19.47%.

Për udhëtime jashtë vendit-mëditje komuna ka shpenzuar 454euro dhe 132euro tjera në një kategori tjetër në atë shpenzime tjera të udhëtimit zyrtar jashtë vendit. Për dreka zyrtare pushteti lokal në Klinë për tre muaj ka harxhuar 4,269.00 euro, kurse në kategorinë furnizim ushqim&pije (jo dreka) edhe 2,169.00 euro që bashkë bëjnë 6,438.00 euro.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Komuna e Klinës ka rritur shpenzimet për karburante të veturave nga 24,683.00 euro sa ka qenë në periudhën janar-mars 2014 në 28,090.00 euro në periudhën e tre mujorit të parë të këtij viti, pra me një rritje prej 3.8%. Për regjistrim, sigurim dhe mirëmbajtje të automjeteve janë shpenzuar mjete në katër kategori që bëjnë 7,791euro.
Vetëm për karburante të veturave, regjistrim, sigurim dhe mirëmbajtje të automjeteve komuna ka shpenzuar 35,881.00 euro ndërkohë që për mirëmbajtje të shkollave janë harxhuar 21,026.00 euro, kurse për mirëmbajtje të ndërtesave asnjë cent, sado që gjendja e tyre është tejet e rëndë.

Shpenzimet telefonike janë në dy kategori në atë të mallrave dhe shërbimeve ku në telefoninë Vala 900 janë shpenzuar 6,729.00 euro, ndërsa në tjetrën edhe 2,912.00 euro vetëm shpenzime telefonike që hyjnë në kategorinë e shpenzimeve komunale. Për shpenzime të Telefonisë Vala 900 Komuna i ka trefishuar shpenzimet krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ngase nga 2,279.00 euro sa ka harxhuar në 2014 sivjet ka shpenzuar 6,729.00 euro.  Komuna, edhe pse zyrtarisht ka një marrëveshje me Kompaninë IPKO, ajo vazhdon të raportoj vetëm për shumën e paguar në Vala. Në ketë periudhë gjithsej janë 9,641.00 euro të shpenzuara vetëm në telefona. Zvogëlim të shpenzimeve ka për naftë, ngrohje qendrore dhe dru.

Mjetet që shpërndahen pa kurrfarë rregullore në subvencionimin e entiteteve publike dhe jo publike kanë shënuar një rritje të dukshme. Për entitetet publike sivjet janë shpenzuar 21,285,00euro, kurse vjet në të njëjtën periudhe 19,192.00 euro, ndërsa për ato jopublike 350euro vjet kurse sivjet 3,106.00 euro.
 
OJQ KOHA, fton Ekzekutivin që të kenë kujdes të shtuar në shpenzimin e parasë publike, raportimin, publikimin e raporteve periodike dhe bërjen të qasshme të secilit dokument publik komunal. OJQ KOHA fton për përdorim racional të veturave zyrtare, e po ashtu fton Kuvendin e Komunës që të jetë kontrollues i madh i Ekzekutivit dhe sa më parë të procedohet në miratimin e Rregullores komunale që rregullon çështjen e subvencioneve komunale.
 
“Ky projekt është financuar përmes grantit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Opinionet, të gjeturat, konkluzionet apo rekomandimet e shprehura janë të Autorit dhe jo domosdoshmërish shprehin ato të Departamentit të Shtetit.”.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit