-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

S’mundem të gjej lajmin në Google Search!

Më të lexuarat

S’mundem të gjej lajmin në Google Search! E shkrova në Google Search “VRASJE KANUNI” sepse doja të gjej një rast të caktuar për këtë shkrim, por kishte plotë raste dhe hasa në vështirësi për të gjetur rastin e dhimbshëm! Desha të kërkoj lajmin mbi vrasjen e 15 vjeçarit Pal (mbiemri ende nuk më kujtohet) nga Peja (shkak i vrasjes ishte Kanuni).

Paramendo aq pak pompozitet i patën dhënë vrasjes së këtij fëmije madje dhe babait të tij, sa që nuk munda ta gjej as në Google search! Pastaj shkrova “Vrasje 16 vjeçari kanuni”-më dolën disa vrasje tjera.. Vazhdova të kërkoj rastin dhe gati kaluan 30 min.. Më pas shkrova në search “Vritet një djalë i ri kanuni i dukagjinit”-NCUK! Nuk munda ta gjej rastin konkret ngase më dilnin plotë raste..

Kaloi një kohë bukur e gjatë dhe unë nuk po gjeja dot lajmin e kërkuar sepse portalet asokohe merreshin me hoxhallarë dhe me martesa interesante në Pakistan. Pas shumë hulumtimeve më në fund e gjeta (Paska qenë nga Gjakova e jo nga Peja) e ky nuk është faji im, por faji i mediave ngase aq pak hapësirë i dhanë rastit sa që u harrua krejt. Mediat ishin të zëna me Hutbet e Irfan Salihut e jo me vrasjet ndër-shqiptare, krime të rënda që po ndodhin në Shqiptari në emër të Kanunit.

Rasti i dhimbshëm ishte ky: Bukuroshi 14-vjeçar që e vranë për gjak në Gjakovë! Pal Hili, një 14-vjeçar nga fshati Marmull i Komunës së Gjakovës, u vra sot mizorisht, bashkë me axhën e tij, Hilin. Se çfarë krimi ndodhi sot dhe me të ta kuptoni të vërtetën e hidhur se edhe sot e kësaj dite njerëzit vrasin në mes të Evropës në emër të Kanunit të Lekë Dukagjinit, madje edhe kundër rregullave të Kanunit që thotë se nuk lejohet vrasja e fëmijëve. E premte, 01 Gusht 2014 Dhe aq! Lajmi u harrua! Nuk kishte debate, nuk kishte seminare, nuk kishte pompozitet! Njëjtë edhe me rastin “Konstandin Xhuvani” i cili vrau 4 persona në mes të Tiranës- masakra morri fund bashkë me lajmet për të! U harrua edhe serbi me 13 kg eksploziv/mjete shpërthyese, me të cilën sasi javën e kaluar deshi të bëj hallakamë në Prishtinë…

Sot një video e regjistruar me telefon, shihen tre djem të cilët abuzojnë me një vajzë shqiptare, e cila është e shtrirë pa ndjenja në krevat. Dyshohet se videoja është xhiruar në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Videoja është publikuar në rrjetet sociale, ku në disa fragmente shfaqen fytyra e vajzës si dhe të dy nga tre djemve që abuzojnë me pacienten, transmeton Shekulli. Edhe ky skandal do të harrohet! Harrohet sepse nuk është ‘skandal islam’ ! Po të kishte lidhje me Islamin, Google search do jepte dhjetëra e qindra tituj, këto të gjitha nga mediat tona ‘dashamirëse’ ! A sa pak ato skandale kanë të bëjnë me Islamin,sa pak…….!

Sunullah Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit