Një foshnje e pajetë është gjetur në Fushë Bulqizë, e hedhur në një kanal.
Nga të dhënat e para siç raporton Noa mësohet se foshnja është e sapolindur. Trupi i pajetë i bebes është dërguar në spital, ku është deklaruar edhe vdekja.
Nga ana e mjekëve thuhet se fëmija është e gjinise femër, ndërsa mendohet të ketë lindur normalisht ndërsa më tej është hedhur në kanal. Lidhur me këtë ngjarje kanë nisur hetimet nga ana e policisë, ndërsa po punohet për të identifikuar nënën e vogëlushes si dhe autorët e një veprimi të tillë. /kohaislame