11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

S’ka zgjedhje në Drenicë!

Më të lexuarat

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Skenderaj dhe Drenas, pavarësisht se kryetarët e këtyre dy komunave janë dënuar me burgim nën akuzat për krime lufte.
Gjykata e Mitrovicës së fundi ka dënuar me 12 vjet burgim kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe me tri vjet burgim kryetarin e Drenasit, Nexhat Demakun.
 
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë për “Zërin” se duhet të pritet që vendimi të bëhet i plotfuqishëm, në mënyrë që më pas KQZ-ja të mundë të veprojë për organizimin e zgjedhjeve, nëse do të jenë të nevojshme.
 
“Ne duhet të presim vendimin e formës së prerë dhe më pastaj konform procedurave do të veprojmë”, ka deklaruar Daka.
 
Ndërsa, kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka thënë për “Zërin” se nuk pret që Komuna që ai drejton, si dhe ajo e Skenderajt të shkojnë në zgjedhje.
 
Kjo pasi ai është shprehur i bindur se Gjykata e Apelit do ta rrëzojë vendimin e shkallës së parë dhe kështu Drenasi nuk do të ketë nevojë që të shkojë në zgjedhje të parakohshme. /zeri/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit