3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

S’ka para për rrugët Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Mitrovicë

Më të lexuarat

Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Mitrovicë pritet të mos përfundojë së paku edhe tri vjet.
 
Kjo pasi Qeveria nuk ka arritur të sigurojë të gjitha mjetet e nevojshme për ta përfunduar projektin e nisur para gjashtë vitesh. Janë fondet e Bankës Islamike dhe Fondit Saudit, të cilat pritet të sigurohen për zgjerimin e rrugës së mbetur për Mitrovicë,
 
“Prej Stanovci ju e dini që është projekti deri në Mitrovicë, për me financua zgjerimin deri në Mitrovicë”, tha ministri i infrastrukture Lutfi Zharku.
 
”Besojmë se sivjet do të kryhet e gjithë puna, të zgjidhet kompania dhe punët do të zgjasin sivjet unë kam kërkuar me urgjencë që të shtyhen të gjitha punët”, tha ai.
 
Edhe zgjerimi i rrugës për Prishtinë-Pejë, synohet të përfundojë me fonde që do të sigurohen nga ana e BERZH-it dhe Banka Evropiane Investive.
 
“EBRD dhe Banka Investive, të dyja janë zotuar që të na japin mjetet nga 35 milionë euro. Dhe ne shpresojmë se do të na ndihmojnë”, tha Zharku.
 
Ministria e Infrastrukturës ka financuar deri tash zgjerimin e disa kilometrave të rrugëve magjistrale, por nuk ka arritur t’i sigurojë të gjitha mjetet, pasi shumica prej tyre janë orientuar në projektin më të madh investiv në Kosovë, autostradën Prishtinë-Han i Elezit./RTK/.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit