1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

S’ka fatkeqësi më të madhe për Kosovën, se këta qeveritarë

Më të lexuarat

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca deklaroi të enjten në seancën plenare të Kuvendit se Qeveria e Kosovës ka fituar një varësi shqetësuese dhe serioze nga negociatat me Serbinë.

Ai theksoi se negociatat nuk kanë të ndalur dhe tash, pas arritjes së marrëveshjes politike, po vazhdojnë negociatat për zbatimin e saj.

“Në fillim zyrtarët qeveritarë thanë se ky proces do të përfundojë me njohjen që do të na e bëjë Serbia. Kurse në të vërtetë, ky proces përfundoi me njohjen që ia bëri Qeveria jonë autonomisë serbe në veri. Në fillim këta qeveritarë na thanë se Serbia po ndryshon dhe kështu do ta ndryshojë edhe Kushtetutën e saj. Tash po na thonë se ne u dashka ta ndryshojmë Kushtetutën dhe ligjet tona për t’iu përshtatur Serbisë”, u shpreh Konjufca.

Sipas tij, Serbia që është përgjegjëse për shumicën e viktimave të luftërave të ish Jugosllavisë, me 30 apo 40 mijë kriminelë lufte që ende punojnë nëpër institucionet e sigurisë, nuk paska nevojë ta ndryshojë Kushtetutën, por Kosova që ishte viktimë në këtë rast paska nevojë të ndryshojë sipas interesave të Serbisë.

“Zonja dhe zotërinj, fatkeqësi më të madhe për një shtet dhe për një popull sesa me pas kësi zyrtarë politikë, nuk ka”, tha Konjufca.

“Këta qeveritarë në vend që të punojnë për interesat tona shtetërore drejt ndryshimit të Serbisë, këta po e modelojnë shtetin tonë sipas kërkesave të Serbisë. Nëse po u dashka të ndryshohet Kushtetuta, atëherë pse Kushtetuta nuk po ndryshon aty ku i konvenon kombit shqiptar dhe Shqipërisë. Pra pika 1.3 e Kushtetutës, e cila na e ndalon bashkimin kombëtar. Por po kërkohet ndryshimi i Kushtetutës aty ku po do Serbia”, u shpreh Konjufca.

Sipas tij, në vend që Kushtetuta jonë të ndryshojë për të mirën e kombit, ajo po ndryshon për të keq, për ta dobësuar Republikën edhe ma shumë, si dhe për t’i akomoduar tutje aspiratat e Serbisë.

“Për nder kjo që po ndodh është tragjedi e madhe shtetërore dhe kombëtare. Ku ka politikanë në botë që garojnë se cili ma shpejt po i ndryshon ligjet e veta për me iu përshtatë një shteti armik, siç është për neve Serbia. Ky është një turp i madh që nuk e lan bash asgjë. Kosova do të pavarësohet përnjëmend nga Serbia vetëm atëherë kur ne si shtet të shkëputemi plotësisht nga Qeveria e Hashim Thaçit”, u shpreh deputeti nga radhët e Vetëvendosjes.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit