-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rusisë po i pengojnë ndryshimet kushtetuese të Ukrainës

Më të lexuarat

Rusia ka refuzuar propozimin për ndryshimet në Kushtetutën e Ukrainës, duke u arsyetuar se ato ndryshime nuk mund t’i përmbushin detyrimet që Ukraina ka marrë në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur në Minks.
 
Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një bisede dyorëshe me homologun ukrainas, Petro Poroshenko, dhe liderët e Francës dhe Gjermanisë, ka thënë se ndryshimet nuk plotësojnë kushtet e marrëveshjes së Minksut, për shkak se ato janë bërë pa konsultimin paraprak me rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës, të cilët po kërkojnë autonomi më të madhe.
 
Putini i ka bërë thirrje Poroshenkos që të negociojë drejtpërdrejtë me dy republikat e vetëshpallura të rebelëve në Luhansk dhe Donjeck- gjë që lideri ukrainas ka refuzuar ta bëjë.
 
Poroshenko ka këmbëngulur në këtë rast se Ukraina ka respektuar marrëveshjen e Minksut dhe ka akuzuar Rusinë dhe separatistët se kanë shkelur armëpushimin dhe dispozitat e tjera të marrëveshjes.
 
Këto biseda u zhvilluan një ditë pasi Parlamenti ukrainas ndërmori hapin e parë të dhënies së kompetencave të vetërregullimit të përkohshëm për rebelët pro-rus, një ndryshim kushtetues i cili është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Ukrainës.
 
Këto ndryshime do t’i japin Parlamentit ukrainas autoritet për të krijuar apo për të njohur rajone të reja brenda vendit, të cilat do të kenë kompetenca të kufizuara për të vetëqeverisur, kryesisht të kenë kompetenca për çështjet financiare dhe lokale.
 
Decentralizimi nuk do t’i heqë kompetencat qeverisë siç janë mbrojtja, politika e jashtme, siguria kombëtare, sundimi i ligjit, respektimi i lirive civile, raporton Ukraine Today, përcjell rel.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit