1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Rusia vazhdon të mbrojë regjimin e Assadit

Më të lexuarat

Rusia mbrojti qeverinë e Sirisë kunder kërcënimit të ndërhyrjes së huaj, një ditë pasi presidenti amerikan, Barak Obama, paralajmëroi presidentin sirian, Bashar al-Assad se përdorimi i armëve kimike nga regjimi sirian do të ishte “linja e kuqe”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas bisedimeve me zëvendëskryeministrin sirian, Qadri Jameel, tha se e vetmja gjë që duhet të bëjnë faktorët e huaj në Siri është krijimi i kushteve për dialog mes regjimit dhe luftëtarëve të opozitës.

Lavrov tha se është arritur një mirëkuptim me zyrtarët sirianë se “pajtimi kombëtar” duhet të jetë një prioritet i lartë për të ndaluar gjakderdhjen dhe për të ofruar “kushte për negociatat ndërsiriane”.

Presidenti Obama paralajmëroi të hënën regjimin sirian, duke thënë se do të jep urdhër për sulm ushtarak nëse Damasku përdor ose i lëviz armët kirmike. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit