8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Rusia ul normën bazë të interesit

Më të lexuarat

Rusia ka ulur normën bazë të interesit në 12.5 për qind, nga 14 për qind, në përpjekje për të rritur ekonominë.

Banka Qendrore e Rusisë ka thënë se vendimi ka marrë parasysh “rreziqet e ulëta të inflacionit”.

Kjo është ulja e tretë këtë vit e normës bazë të interesit, pas rritjes së saj në 17 për qind në muajin dhjetor.
Rritja vitin e kaluar ka pasuar rënien me shpejtësi të rublës.

Rimëkëmbja e rublës këtë vit ka hapur rrugën për reduktim të normës së interesit, me qëllim që të nxiten aktivitetet ekonomike.
Ekonomia e Rusisë është goditur rëndë nga rënia e çmimeve të naftës vitin e kaluar dhe sanksionet e Perëndimit, që janë ndërmarrë për shkak të ndërhyrjes së Moskës në konfliktin në lindje të Ukrainës./rel/.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit