3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rusia – Twitterit: A është kritika qëndrim zyrtar i kompanisë

Më të lexuarat

Rregullatori i Internetit në Rusi, Roskomnazor, e ka pyetur rrjetin Twitter nëse kritika e zyrtarit të tij, Aleksei Shelestenko, ndaj liderëve të Rusisë, është qëndrim zyrtar i kompanisë.

Qartasi i zemëruar me vendimin aktual të një gjykate në Rusi lidhur me politikanin opozitar rus, Aleksei Navalny, zoti Shelestenko ka shkruar në Twitter se liderët rusë, përfshirë presidentin, Vladimir Putin, janë “vjedhës të paturpshëm” dhe se ata “tash ose më vonë do të ndëshkohen”.
Më vonë ai ka shkruar se profili i tij në këtë rrjet është “personal” dhe se ka “të drejtë ta shpreh opinionin e tij”.
Këto “deklarata të fuqishme politike” kanë bërë që Roskomnadzor t’i dërgoj Twtterit një “letër zyrtare” me“kërkesën që të qartësohet nëse deklarata e zotit Shelestenko reflekton pozicionin e kompanisë ose jo”, ka thënë zëdhënësi i rregullatorit, Vadim Ampelonsky.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit