-1 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rusia merr presidencën e BRICS, prioritet ndërveprimi strategjik

Më të lexuarat

Rusia mori të mërkurën presidencën e radhës së vendeve të BRICS-it (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrika e Jugut), duke premtuar plane të guximshme.
 
“Transformimi i BRICS-it në një mekanizëm të ndërveprimit strategjik lidhur me çështjet kryesore politike dhe ekonomike të botës mbetet një prioritet i presidencës ruse, që do të kulmojë me samitin, që do të zhvillohet në qytetin rus të Ufas në fillim të korrikut”, deklaroi dje Ministria e Jashtme e Rusisë.
“Ekzistojnë plane për hapjen e rrugëve të reja për bashkëpunimin shumëpalësh industrial”, theksoi kjo ministri.
“Qëllimi kryesor mbetet krijimi i një banke zhvillimi të grupit, si dhe krijimi i rezervave monetare, ashtu siç u theksua në Strategjinë për Bashkëpunimin Ekonomik të BRICS-it”, theksoi ministria duke iu referuar planit të propozuar nga Rusia në samitin e Brazilit.
Agjenda e BRICS-it nën presidencën ruse përfshin planet për forcimin e stabilitetit strategjik, të sigurisë ndërkombëtare të informacionit, të forcimit të regjimit të mospërhapjes së armëve bërthamore dhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Vendet e BRICS-it përfaqësojnë së bashku 26 për qind të zonës gjeografike të botës dhe janë shtëpia e 42 për qind të popullsisë globale.
Tregu i konsumit të BRICS-it është më i madhi në botë dhe ka arritur deri në 500 miliardë dollarë në vit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit