-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rusia largohet nga Siria

Më të lexuarat

Rusia pezulloi punën e konsullatës së saj në Aleppo. Siç thuhet në një njoftim të publikuar ditën e martë në faqen e Internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, tani të gjithë ata që kanë nevojë duhet të drejtohen në Seksionin Konsullor të Ambasadës së Rusisë në Damask.

Më parë, ditën e martë në universitetin e Aleppo-s, ku atë ditë duhej të fillonin provimet, gjëmoi një shpërthim, si rezultat i të cilit u vranë 82 persona dhe më shumë se 160 të tjerë u plagosën.

Televizioni shtetëror i Sirisë fajësoi për ngjarjen e ndodhur kryengritesit, dërsa aktivistët e opozitës deklaruan se studentët u vranë si pasojë e një sulmi ajror, edhe pse lagjet nën kontrollin e forcave opozitare ndodhen më shumë se një kilometër larg nga universiteti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit