Rexhimi në Damasku i përfshirë në luftë, ka nënshkruar një marrëveshje për naftë dhe gaz me një kompani ruse të mërkurën, përmes së cilës lejohet hulumtimi i bregdetit sirian.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i rexhimit sirian te naftës Suleiman Abbas, kompania siriane General Petrolem dhe kompania ruse Soyuzneftegaz, raporton agjencia franceze e lajmeve AFP.
Marrëveshja përfshinë hulumtimin e e 2,190 kilometra katror në detin Mesdhe.
Kjo kontratë “është e para e këtij lloji për hulumtimin e naftës dhe gazi në ujërat detare të Sirisë”, tha drejtori i General Petroleum Ali Abbas.
“Kjo ndërmarrje do të financohet nga Rusia, dhe nëse zbulohet gaz apo naftë për shfrytëzim komercial, atëherë Moska do të mbuloj shpenzimet e hulumtimit”, shtoi ai.
Ministri sirian i naftës tha gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, se kontrata mbulon një periudhë prej “25 vjet, e cila do të zbatohet në faza”, duke shtuar se “shpenzimet e hulumtimeve llogaritet të jenë mbi 100 milion dollarë”.
Sipas qeverisë siriane, nënshkrimi i marrëveshjes, vjen pas “muajve të tërë të negociatave të gjata” ndërmjet të Damaskut dhe Moskës.
Lufta në Siri, e cila shpërtheu pasi regjimi nisi të shpërndaj dhunshëm protestuesit demokratik, ka marr mbi 156,000 jetë prej se shpërtheu konflikti i armatosur në këtë shtet në vitin 2011.
Mbi 6 milion sirian kanë ikur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve, disa janë zhvendosur brenda territorit, kurse një numër i madh i tyre është strehuar në shtetet përreth në kampe refugjatësh.