2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rusia heq ndalimin e përkthimit të Kur’anit

Më të lexuarat

Autoritetet ruse kanë hequr ndalimin mbi përkthimin e Kur’anit, vendim ky që ka gëzuar muslimanët në të gjithë Rusinë.

Në shtator, autoritete ruse ndaluan përkthimin e Kur’anit në rusisht nga teologu Elmir Kuliyev nga Azeri mbi bazën se është shkelur neni 282 të Kodit Penal për “ nxitje të armiqësisë nacionale, racore, ose fetare”.
Përkthimi i Kuliyev ishte në mesin e 2,000 botimeve tjera që ishin të ndaluara për këtë arsye. 65 libra ishin të ndaluara nga e njëjta gjykatë në qytetin jugor të Novorosiysk.
Këto libra përfshijnë vepra nga dijetarët klasikë islam Imam Neveviu, Ibn Hisham dhe Imam el – Gazali, Said Nursi, Fethullah Gylen dhe Osman Nuri Topbas.
Rushan Abbyasov, nënkryetari i Këshillit të myftive të Rusisë, i tha Moscow Times ” Ne kemi pritur që ky vendim të përmbysej. Ne në mënyrë aktive kemi marrë pjesë në procesin e ankimit, dhe teologët tanë treguar se përkthimi i Kuliyev nuk ishte në asnjë mënyrë ekstremist “.
Të martën, Gjykata Rajonale Krasnodar ktheu një vendim të marrë në shtator nga një gjykatë në Novorossiysk, qytet në Rusinë jugore, për të ndaluar përkthim e Kur’anit fisnik nga teologu Elmir Kuliyev nga Azeri.
Duke shpjeguar arsyen e hedhjes poshtë të ndalimit, analisti politik Aleksandër Verkhovsky tha, “Vendimi u morr nga një gjykatë e nivelit të ulët me kompetenca të dyshimta.”/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit