1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Rusia emërton ishujt e kontestuar

Më të lexuarat

Dy ishuj të vegjël të paemërtuar, në zinxhirin e kontestuar të ishujve Kurile, kanë marrë emrat e një gjenerali sovjetik dhe të një akademiku.

Kreu i Qarkut Juzhno-Sakalinks, Vasili Solomko tha se ishujt do të emërtohen për nder të gjeneralit Aleksei Gneçko, komandant i forcave amfibe në Kurile në vitin 1945, dhe Sergei Kapica, një dijetar i nnohur dhe autor emisionesh në televizion.

Të dy ishujt, me nga rreth 100 metra katrorë, janë ndër të parët prej një zinxhiri ishujsh pa emër, por që pritet të emërtohen,

Ishujt Kurile janë konsideruar prej kohësh pjesë e Japonisë, por në fund të Luftës së Dytë Botërore, trupat sovjetike okupuan tërë zinxhirin. Japonia ende pretendon se me të drejtë zotëron katër ishujt jugorë./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit