Rusia është e shqetësuar në lidhje me zotërimin nga ana e opozitës siriane të komplekseve të lëvizshme raketore, të cilët janë marrë nga Libia, deklaroi në Vjenë Kreu i administratës së Kremlinit, Sergei Ivanov.
Se ku do ta kenë vendndodhjen me tej këto komplekse dhe avionin civil të cilit shteti do të rrëzojnë, kjo nuk dihet. Kjo është e rrezikshme dhe shumë serioze, shtoi Sergei Ivanov. Ai theksoi se Rusia nuk furnizon Sirinë me armë sulmuese. “Ne furnizojmë Sirinë me armatime jodestabilizuese, bazuar në kontratat e nënshkruara më parë, në mënyrë që Siria të mund të mbrohet nga kërcënimet e jashtme”, – theksoi Ivanov.