Rusia është e interesuar për furnizimin e armëve në Egjipt, çështja varet vetëm nga aftësia e këtij vendi për të paguar, njoftoi ditën e premte përfaqësuesi i “Rosoboronexport”, duke komentuar njoftimet mbi faktin se kontratat e mbrojtjes me vlerë më shumë se 4 miliardë $ do të diskutohen javën e ardhshme gjatë vizitës së Ministrit të Mbrojtjes të Rusisë, Sergei Shoigu, në Kajro.
“Lidhjet tradicionale” midis dy vendeve, të cilat ekzistojnë që nga epoka sovjetike, ruhen edhe sot e kësaj dite. “Ne jemi të gatshëm të negociojmë me palën egjiptiane mbi mundësinë e furnizimit të pajisjeve të reja ushtarake, si dhe të riparimit të teknikës ushtarake të furnizuar në kohërat sovjetike”, – tha përfaqësuesi i “Rosoboronexport”.