-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për gazin

Më të lexuarat

Rusia dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje që siguron vazhdimin e furnimizimit me gazin rus për Ukrainën, për muajin mars, duke evituar kështu reduktimin që do të mund të ndikonte edhe në furnizimin e vendeve të Bashkimit Evropian.

Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, ndërsa ata që u pajtuan janë ministri rus i energjisë, Alexander Novak, dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Demchyshyn.
Moska ishte kërcënuar për ndalimin e furnimizimit më 3 mars nëse nuk i bëhet parapagimi, ashtu siç thoshte marrëveshja e arritur në muajin tetor të vitit të kaluar.
 
Ajo që ka komplikuar mospajtimet është furnizimi me gazin rus për pjesën lindore të Ukrainës që kontrollohet nga separatistët pro rus.
 
Javën e kaluar, Rusia filloi të dërgoi gaz për zonat e kontrolluara nga rebelët, pasi Kievi iu kishte ndaluar furnizimin e paguar nga Ukraina.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit