1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Rusi, të ardhurat nga eksporti i naftës u rritën mbi 20% në gjysmën e parë të 2021

Më të lexuarat

Të ardhurat nga shitjet e naftës bruto ruse jashtë vendit u rritën me 21.5% në gjashtë muajt e parë të vitit 2021 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Shërbimi Federal i Doganave në Rusi.

Në vlerë monetare, vendi eksportoi 47.63 miliardë dollarë.

Vëllimi i eksporteve të naftës arriti në 88.2 milion ton, duke shënuar një rënie prej gati 12%. Rënia i atribuohet shkurtimeve të prodhimit të dakorduara nga Rusia me Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

Në qershor, eksportet e naftës bruto ruse u rritën me 11.5% në krahasim me muajin e mëparshëm, duke arritur në 22.65 milion ton. Në vlerë monetare, eksportet mujore të muajit qershor u rritën me 22.9%, në 10.9 miliardë dollarë.

Të ardhurat nga eksportet e gazit të lëngshëm natyror (LNG) nga janari deri në qershor 2021 ranë me 15.9% në 3.301 miliardë dollarë kundrejt së njëjtës periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, vëllimi fizik i LNG i eksportuar në periudhën e treguar pa një rritje vjetore prej 7.3%, duke arritur në 35.3 milion metra kub./RT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit