2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

RUSI – PUTIN SHTON DOZËN E PRESIONIT NDAJ OPOZITARËVE

Më të lexuarat

Në Rusi përpara demonstratës që do të organizojnë nesër opozitarët, janë bastisur shtëpitë e liderëve opozitarë.

Ndërkohë thirrja e liderëve opozitarë në prokurori gjatë orës që do të bëhet edhe mitingu, ka mbledhur reagime.

Putin, i cili është ulur përsëri në kolltukun e kryetarit të shtetit në Rusi, e ka shtuar dozën e presionit mbi opozitarët.

Kurse forcat e ruajtjes së sigurisë janë të vendosur për t’ia shuar zërin opozitës.

Liderët opozitarë, shtëpitë e të cilëve janë bastisur, akuzohen se kanë dëmtuar pronat publike dhe kanë përdorur forcë kundër policisë.

Bastisja e bërë përpara demonstratës që do të organizojnë nesër opozitarët, me rifillimin e detyrës së Kryetarit të Shtetit nga Putini, ka mbledhur reagime.

Nëpër uebsajtet e internetit, bëhen komentet se vendi po shkon drejt atmosferës shtypëse të periudhës së Stalinit.

Javën e kaluar në Rusi, kishte hyrë në fuqi një ligj ku dënoheshin përkatësisht me 10 mijë dhe 30 mijë dollarë pjesëmarrësit dhe organizuesit e demonstratave./TRT/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit