Rusia ende e konsideron Kosovën të jetë një “kuazi-shtet”, pa ekzistim juridik, megjithqë Grupi Drejtues Ndërkombëtar e ka përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
Në këtë mënyrë Rusia vazhdon ta mbështetë Serbinë në refuzimin që ta njohë Kosovën, raporton AFP-ja nga Moska.
“Për shkak se Grupi Ndërkombëtar Drejtues nuk ka status zyrtar të njohur, ne veprojmë në premisën se, pavarësisht nga vendimi i tij, Kosova vazhdon të jetë “kuazi-shtet, pa legjitimitet ndërkombëtar”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zaharova.
Pavarësia e Kosovës është njohur nga afro 90 shtete, përfshirë pjesën më të madhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara./ndx/kohaislame