3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rusi, -71.2 gradë Celsius, temperatura më e ulët në botë

Më të lexuarat

Temperatura më e ulët e matur në fshatin Ojmjakon, në veriun e largët të Rusisë është regjistruar minus 71.2 gardë Celsius.

“Kjo temperaturë kaq e ulët nuk është matur në asnjë vend në botë”, shkruan Daily Mail, transmeton “Zhurnal”

Ojmjakon në rusishte do të thotë ujë që nuk ngrin kurrë, ndërsa vendi e ka marrë emrin pasi aty rrjedh një ujë i ngrohtë.

Në këtë fshat jetojnë rreth 500 banorë, të cilët merren kryesisht me blegtori, shumica e shtëpive ngrohen me thëngjill apo dru, kurse të paktë janë ata që ngrohen me teknologjinë moderne.

Në fshat ka vetëm një shitore me ushqime, ka një shkollë e cila i mbyll dyert nëse temperatura arrin minus 52 gradë Celsius.

Nëse vdes ndonjëri prej banorëve, atëherë për varrimin e tij pritet disa ditë deri sa të shkrihet toka.

Dita në këtë fshat zgjatë nga 3 orë, në dhjetor, e deri në 21 orë gjatë në fillim të muajit qershor, kurse atëherë temperaturat shkojnë deri në plus 30 gradë Celsius./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit