-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Rusi, 55 të plagosur nga ulja emergjente e një avioni

Më të lexuarat

Si pasojë e uljes emergjente të një aeroplani komercial pranë kryeqytetit rus Moskë, janë plagosur 55 pasagjerë, përfshirë 17 fëmijë.

Ministria ruse e Situatave të Urgjencës bëri të ditur se fluturimi A321 i Ural Airlines ishte drejtuar nga Moska për në Simferopol me 230 pasagjerë në bord kur një prej motorëve të tij u përfshi nga flaka përderisa ishte në ajër.

Duke menaxhuar parandalimin që zjarri të mos përhapet në pjesën tjetër të aeroplanit, ekipi kërkoi një ulje urgjente në aeroportin Zhukovsky, por doli nga shiriti i uljes rreth një kilometër.

Ekipet e urgjencës përfshirë dy helikopterë shkuan në vend.

Shumica e pasagjerëve morën lëndime të lehta, megjithëse vetëm gjashtë prej tyre u shtruan në shtëpi, përfshirë pesë fëmijë.

Drejtori i Ural Airlines, Sergey Skuratov, tha se të dy motorët dështuan pasi disa zogj u përplasën në to.

Për çështjen në fjalë është hapur një hetim penal/AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit