1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rusët dhe bjelloruset kundër “politizimit të të drejtave të njeriut”

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se vendi i tij kundërshton politizimin e të drejtave të njeriut.

Ai i ka bërë këto komente në Minsk të Bjellorusisë, në një takim të ministrive të jashtme.

Lavrov ka paralajmëruar shtetet që të mos imponojnë qasje të njëanshme ndaj të drejtave të njeriut.

Ministri i Jashtëm bjellorus, Uladzimer Makei, ka thënë se ata që kritikojnë të drejtat e njeriut në vendin e tij, “e bëjnë atë për shkak të agjendave të tyre politike”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë për shkak të shtypjes që bën presidenti Alyksandr Lukashenka ndaj opozitës dhe shoqërisë civile.

Qeveria bjelloruse thotë se sanksionet shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit