1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

RUMANIA SHPALL TË PAVLEFSHËM REFERENDUMIN

Më të lexuarat

Zyrtarët rumunë kanë deklaruar se referendumi për shkarkimin nga detyra ose jo të presidentit Trajan Bashesku, është i pavlefshëm për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve.

Byroja Qendrore e Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë nën 46 për qind.

Sipas ligjit, referendumi kërkon pjesëmarrjen e së paku gjysmës së qytetarëve me të drejtë vote për të qenë i ligjshëm.

Bashesku, i cili ka kërkuar bojkotimin e votimeve, ka thënë për televizionin kombëtar të Rumanisë se “rumunët kanë shfuqizuar referendumin duke mos marrë pjesë në të”.

Bashesku është pezulluar nga Parlamenti pas një sërë veprimesh që kanë çuar në paralajmërimet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara, në lidhje me shkelje të demokracisë, transmeton REL.

Qeveria e qendrës së majtë e kryeministrit Viktor Ponta akuzon Basheskun e qendrës së djathtë për tejkalim të autoritetit të tij dhe për ndërhyrje në punët e qeverisë.

Bashkesu i hedh poshtë akuzat.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit