1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rumania dorëzon dy ish-policë turk të cilët akuzohen për vendosjen e përgjuesve në zyrën e Erdoganit

Më të lexuarat

Dy ish-oficerë të policisë turke u dërguan në Stamboll, pas arrestimit në Rumani, me dyshimin se kanë marrë pjesë në aktin e paligjshëm të vendosjes së aparateve përgjuese në zyrën e Recep Tayyip Erdogan në kohën kur ai ishte Kryeministër i Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Me avionin e Turkish Airlines, mbrëmë në orët e vona nga Bukureshti në Stamboll janë transportuar ish-shefi i policisë Sedat Zavar dhe ish-polici Ilker Usta, ndërkohë që aktualisht ndodhen në paraburgim për vazhdimin e procesit gjyqësorë ndaj tyre. 
 
Para vendosjes në paraburgim, dy ish-policë të arrestuar kanë kaluar në kontroll mjekësor, ndërsa Zavar me atë rast u tha gazetarëve: “Shfaqja teatrale vazhdon.”
 
Në periudhën kur presidenti aktual i Turqisë mbante postin e kryeministrit të vendit, në zyrën e tij janë vendosur instrumente përgjimi. Në kuadër të hetimit mbi “strukturat paralele”, është lëshuar urdhri për arrestimin e dy ish-zyrtarëve të policisë, të cilët kanë braktisur vendin. 
 
Në bashkëpunim me policinë rumune, dy të dyshuarit janë arrestuar në Bukuresht. Autoritetet rumune kanë refuzuar kërkesën e tyre për azil, ndërsa më 20 mars gjykata në Bukuresh mori vendimin për dorëzimin e tyre autoriteteve turke. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit