2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Rumani – Nën hetim 4 ish-ministra për çështjen “KazMunayGaz”

Më të lexuarat

Katër ish-ministra rumunë janë nën hetim për mashtrim, që rezultoi me sekuestrimin e një rafinerie në pronësi të Rumanisë nga grupi kazak “KazMunayGaz”, bënë të ditur prokurorët ditën e martë.

Katër ish-ministra rumunë janë nën hetim për mashtrim, që rezultoi me sekuestrimin e një rafinerie në pronësi të Rumanisë nga grupi kazak “KazMunayGaz”, bënë të ditur prokurorët ditën e martë.

“Këta ish-titullarë të Financave dhe të Ekonomisë mes periudhës 2003-2005 janë të akuzuar se kanë lëshuar direktiva duke i mundësuar grupit rumun ‘Rompetrol’ përjashtimin e shlyerjes së një borxhi prej 603 milionë dollarësh kundrejt shtetit”, saktësoi Prokuroria përgjegjëse për luftën kundër krimit të organizuar (DIICOT).

Prokurorët njoftuan në fillim të muajit maj se kanë konfiskuar rafinerinë e kompanisë “Petromidia” (lindje) dhe kanë nisur procese gjyqësore kundër 14 personave, të akuzuar për evazion fiskal, pastrim parash dhe mashtrim.

Gjiganti kazak, “KazMunayGaz”, i cili bleu “Rompetrol” dhe “Petromidia” në vitin 2007, u deklarua se ishte ligjërisht palë përgjegjëse në këtë proces gjyqësor të hapur në vitin 2006.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit