-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Rukola për jetën – Vlerat befasuese për shëndetin

Më të lexuarat

Rukola është një barishte me dhunti të shumta për shëndetin e mirë. Ajo përdoret kryesisht në sallata, por edhe mund të gatuhet krahas perimeve të tjera. Shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që vendet e tjera të Mesdheut e kanë kultivuar këtë barishte prej më shumë kohësh. Thuhet se rukola rritet lehtë dhe është e pranishme gjatë gjithë vitit.

Rukola i përket familjes botanike Cruciferae që përfshin brokolin, lakrën dhe lulelakrën. Rukola është plot me aq shumë vitamina, minerale dhe ushqyes, saqë është ndër të paktat që mbështet të gjitha sistemet e organizmit.

Më poshtë do të gjeni vlerat kryesore shëndetsore të rukolës.

Kocka të forta
Vitamina K që gjendet tek rukola lufton inflamacionin dhe forcon shëndetin e kockave, duke parandaluar në të njëjtën mënyrë edhe shfaqjen dhe zhvillimin e artritit.

Një vlerë e shtuar e vitaminës K është edhe ndihma që i jep organizmit për të përthithur kalciumin, duke i dhënë një mbështetje të fortë personave që vuajnë nga osteoartriti.

Rezistenca e organizmit
Vitamina C mbështet sistemin imunitar dhe shmang rreziqet e shfaqjes së infeksioneve dhe sëmundjeve.

Vitamina C është në vetvete një mekanizëm që mbron, sulmon dhe shkatërron të gjitha radikalet e lira që shkaktojnë probleme të rrezikshme.

Vitamina A
Rukola përmban vitaminë A e cila është një antioksidant i fuqishëm dhe që promovon shëndetin e mirë të kockave, dhëmbëve, syve dhe lëkurës.

Nivelet e hormoneve
Indole-3-Carbonol (I3C) është një përbërës, që sipas të dhënave shkencore ekuilibron nivelet e hormoneve. Rukola është e pasur me këtë përbërës.

Përthithja e mineraleve

Nëse e krahasojmë me ushqime të tjera siç janë spinaqi, bajamet, bimët bishtajore apo gjethet e panxharit, rukola përmban një sasi më të vogël të oksalatit. Kjo është një molekulë që parandalon përthithjen e kalciumit.

Kjo e bën rukolën të dobishme për t’u konsumuar, sepse ushqyesit e saj sigurohen që kalciumi – një mineral jetësor për shëndetin – përthithet plotësisht.

Gurët në veshka
Ushqimet e pasura me molekulën e lartpërmendur siç është spinaqi, mund të promovojnë formimin e gurëve në veshka.

Rukola nga ana tjetër, ul rrezikun e formimit të këtyre gurëve, pikërisht falë sasisë së ulët të molekulës oksalate.

Shëndeti gjatë shtatëzanisë
Rukola është një barishte e sigurt për të gjitha femrat shtatzënë.Tregohet që acidi folik, një prej vitaminave të kompleksit B, ul rreziqet e formimit të defekteve në lindje për foshnjat e sapolindura.

Kundër kolesterolit
Acidi pantotenik (vitamina B5) ka një ndikim të favorshëm kundër niveleve të larta të kolesterolit. Rukola ka potencialin të përmirësojë kolesterolin e mirë dhe të ulë kolesterolin e keq në trup.

Kundër helmeve dhe kimikateve
Vlerat e shtuara të rukolës përfshijnë edhe aftësinë për të pastruar organizmin dhe kundërvepruar ndaj efekteve helmuese të toksinave të metaleve të rënda.

Si ta përfshini më shumë rukolën në ushqimin tuaj
• Shtojeni në salca të ndryshme për të përfituar shijen e mprehtë dhe therëse.

• Përdoreni me produkte deti të gatuara në zgarë.

• Prijeni hollë dhe hidheni në pica ose makarona përpara se t’i servirni.

• Përdoreni në sallatë krah barishteve të tjera për një shije të shumëfishtë.

• Përgatisni panine me djathë, rukola dhe domate.

• Prijeni hollë dhe përdoreni në omletë, ose me djathë dhe patate të pjekur në furrë.

• Shtojeni në përzierjet dhe shtrydhjet e frutave dhe perimeve për një lëng me shumë vlera.

• Shtojeni në perimet e kavërdisura, makarona, supa, dhe salca./AgroWeb.org

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit