0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Rukaja dhe Esma, dy hafizet e verbra të Kuranit

Më të lexuarat

Rukaja dhe Esma janë motra dhe janë të verbra, mirëpo edhe pse sytë e tyre janë të verbër, sytë e zemrës i kanë shumë të shëndetshëm. Ato dyja vijnë nga familja Zatut, të lagjes Memerrat, Algjeri. Qëllimi i tyre ka qenë Kurani dhe si duket kanë pasur sukses në këtë. E kanë mësuar përmendsh Kuranin për dy vjet e gjysmë edhe atë në dy kiraete, sipas Hafsit dhe Vershit. Rukija është motra më e madhe e cila i ka mbushur 33 vjet. Përqindja e verbërisë është 100%. Ndërsa Esma është 22 vjeçare. Ka mbaruar kiminë. Ata e kanë mësuar Kuranin për një periudhë dy vjeçare me metodën e dëgjimit.

Çka ju nxiti të mësoni Kuranin përmendsh?

Esma: Ne i takojmë një familje të devotshme dhe fetare, xhaxhai im është imam në xhami, motra ime e cila gjithashtu është e verbër më ka ndihmuar shumë në mësimin e Kuranit. Kjo ishte edhe njëra nga ëndrrat e mia. Kjo dëshirë më ka nxitur të mësoj Kuranin. Gjithat ëndërroj që të bëj haxhin ose umren dhe të kryej trasnplantin e retinës së syrit që mund të shoh.

Rukaja, si ishte rruga jote e mësimit të Kuranit.?

Kjo ishte periudha më e bukur e jetës sime edhe pse në fillim kisha vështirësi. Ëmbëlsia e Kuranit më bëri që të harroj vështirësitë me të cilat u ballafaqoja, kështu ndonjëherë mësoj një xhuz në ditë. Gjithë kohën time të lirë e shfrytëzoja për mësimin e Kuranit.

Cila ka qenë koha më e përshtatshme për ta mësuar më mirë Kuranin?

Esma: Nuk kemi pasur ndonjë kohë të veçantë ku mësonim Kuranin, kemi mësuar në çdo kohë. Mirëpo koha më e mirë për ta mësuar Kuranin ishte në mëngjes pas namazit të sabahut, atëherë kur mendja është e liruar nga të gjitha brengat e dunjasë. Për përsëritje e shfrytëzoja një të tretën e natës.

Cili është mesazhi jua?

Duam t’u bëjmë thirrje të gjithë atyre që Allahu ua ka dhënë begatinë e shikimit ta shfrytëzojnë në mënyrën më të bukur dhe ta mësojnë Kuranin përmendsh. Kjo nuk është aq e vështirë sa mendojnë njerëzit. Gjithashtu dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që na ndihmuan gjatë mësimit të Kuranit

Burimi: Islambosna

Përktheu: Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit