Transmetohet se Abdullah Ibn Umer Bin Hatabi ka thënë: “Isha ndër dhjetë muhaxhirët, kur erdhi i Dërguari i Allahut përpara nesh dhe na tha:
“O popull i muhaxhirëve! Lus Allahun që të mos i përjetoni pesë dukuri:
Nuk do bëhet imoralitet i hapur te një popull, e të mos sprovohen me malarie dhe dhimbje, të cilat nuk kanë ekzistuar te të parët e tyre.
Nuk do ta pakësojë një popull kejlin (masën) dhe peshën (kur të shesë), e të mos sprovohet me thatësirë, lodhje e padrejtësinë e pushtetarëve.
Nuk do ta ndalojë dhënien e zekatit një popull, e të mos i ndalohet shiu, dhe, sikur të mos kishin qenë kafshët, nuk do të binte shi.
Nuk do ta prishë marrëveshjen një popull, e të mos i dërgojë Allahu ndonjë sundimtar armik jashtë gjirit të tij.
Kur të parët e tyre nuk do të punojnë me atë që u ka zbritur Allahu, Ai do t’u dërgojë të keqen në mesin e tyre.”
“Es-Sunen”e Ibn Maxhes (4019).