Ky hajdut është i rrezikshëm, ua shkatërron ditët njerëzve dhe e zvogëlon shpërblimin. Duke shikuar filma dhe programe të padobishme ne e shpenzojmë kohën në muajin në të cilën ditët janë më të mira nga të gjitha ditët dhe netët janë më të mira nga të gjitha netët e tjera të vitit.
2. Gjumi i tepërt
Vetëm për shkak se në hadith është thënë se, madje edhe gjumi në këtë muaj shpërblehet, kjo nuk do të thotë, se ne duhet ta teprojmë gjumin. Çështja është se nëse ka shpërblim edhe për gjumë, atëherë imagjinoni se çfarë është shpërblimi për ibadetin.
3. Humbja e kohës gjatë natës
Hajduti që ju vjedh kohën tuaj më të vlefshme. Ky hajdut është përgjegjës për ndalimin tuaj nga namazi i natës, istigfari dhe tevbeja, leximi i lutjeve të veçanta të ramazanit dhe leximi i Kuranit.
4. Koprracia
Jepni sadakë, organizoni iftare dhe ndihmoni jetimët. Jepni dikujt iftar, madje edhe me gjysmë hurme, ose me ujë, në mënyrë që Allahu i Plotfuqishëm t’ua falë mëkatet.
5. Ndejat pa përmendje (dhikër) të Allahut të Madhëruar
Ky hajdut vjen me një pendim të thellë në Ditën e Gjykimit.
6. Ndihma për prindërit
Kushdo që ua bën ndonjë të mirë të afërmve të tij në këtë muaj, Allahu i Plotfuqishëm do ta shoqërojë me mëshirën e Tij në Ditën e Gjykimit.
Të dashurit e mi, gjithmonë kujdesuni për nënën dhe babanë tuaj dhe jini të dobishëm për ta sa më shumë që të mundeni.
7. Morali i keq
Agjërimi nuk është vetëm hezitim nga ushqimi dhe pijet, por edhe sytë, veshët, gjuha dhe të gjitha pjesët tjera të trupit, gjithashtu, duhet të agjërojnë. Mos gënjeni, mos përgojoni, mos mallkoni, mos dyshoni, etj.
Nëse doni ta kaloni Urën e Siratit me lehtësi, mësohuni që gjatë këtij muaji morali i juaj të jetë e mirë.
Dhe hajduti më i madh
8. Facebooku, Whatsappi, etj.
Nëse nuk i përdorni në mënyrë të drejtë, të gjitha veprat e mira do t’ua shkatërrojnë.
Të dashurit e mi, mos lejoni që ky muaj i begatshëm t’ju kalojë, dhe të gjithë në të shpërblehen, ndërsa vetëm ju të mbeteni duarbosh.
Ruhuni nga këta hajdutë gjatë muajit ramazan…
I lutem Allahut të Plotfuqishëm që të na e bëjë këtë muajin më të mirë deri më sot.