Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror mbi konkurrencën globale, rrugët më të mira në botë janë cilësuar ato të Francës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Singaporit. Asfaltimi i rrugëve të këtyre vendeve u vlerësua me 6.5 pikë nga 7 të mundshme. Gjithashtu në 10-tëshen e më të mirëve u renditën Portugalia, Omani, Zvicra, Austria, Hong Kongu, Finlanda dhe Gjermania.
Rrugët më të këqija, sipas mendimit të ekspertëve ndërkombëtarë, i ka Moldavia -1.5 pikë. Në fund të listës u pozicionuan edhe disa vende evropiane, midis të cilave Polonia, Bullgaria dhe Rumania. Nga vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarur në listën për rrugët më të këqija u renditën Rusia, Kirgistani dhe Ukraina.