3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

RRUGA PËR NË LUMTURINË E VËRTETË

Më të lexuarat

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij!

Të gjithë e kërkojnë lumturinë…
Vëlla i dashur! Ne të gjithë hulumtojmë për këtë te vërtetë, musliman apo jomusliman, i pasur apo i varfër, i bardhe apo i zi, burrë apo grua, i madh apo i vogël, i ndershëm apo idiot…Në tërë boten, ne çdo lugine e rrafshnalte, ne çdo toke e det, ne çdo dite e muaj, madje net ere jetën, hulumtojmë për këtë te vërtetë. Pra, për lumturinë e vërtetë.
Iluzioni i lumturisë…
Çdokush hulumton lumturinë ne këtë jete, te gjithë kërkojnë rrugët e saj, madje ndodhe te paguajnë gjera te shtrenjta për te por sa te shumte janë ata, qe kane humbur rrugën e lumturisë?! Sa te shumte janë ata qe jetojnë ne iluzionet e lumturisë ndërsa fare nuk e dine, madje mendojnë se janë ne maje te lumturisë?!

Lumturia nuk është ne pasurinë qe e fiton, ne veturën qe e nget, ne shtëpinë, qe banon në të, ne gruan qe e marton, ne postin qe merr, ne famën qe fiton. Edhe pse këto te ndihmojnë për lumturi megjithatë nuk janë lumturi. Sa i varfëri, beqari, i panjohuri, i pa kulmi mbi koke, jetojnë ne lumturi, qetësi dhe rehati?!
Lumturia është ndjenje permanente e qetësisë, rehatisë dhe gëzimit, te cilën e ndien zemra dhe me te cilën dëfrehet i tërë trupi.
Sa njeriu jetonte ne lumturi te vërtetë e ka kaluar ne lumturi imagjinare, duke realizuar atë ne këtë bote e duke humbur atë ne boten tjetër, dhe këtë si shkak i perceptimit te gabuar te saj se kinse ajo përkufizohet vetëm ne këtë bote.
Muslimani i mençur kur synon diç, ai trason rrugët qe shpijnë tek ai synim, dhe për te arritur tek lumturia e vërtetë, ja disa rruge-mënyra:

Rruga për në lumturi…
1- Besimi ne Allahun. Thotë Allahu:
“فَمَن يُرِدِ اللّهُ أَن يَهْدِيَهُ يَشْرَحْ صَدْرَهُ لِلإِسْلاَمِ وَمَن يُرِدْ أَن يُضِلَّهُ يَجْعَلْ صَدْرَهُ ضَيِّقًا حَرَجًا كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِي السَّمَاء كَذَلِكَ يَجْعَلُ اللّهُ الرِّجْسَ عَلَى الَّذِينَ لاَ يُؤْمِنُونَ
Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë”. (el En’am, 125)
” مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ وَمَن يُؤْمِن بِاللَّهِ يَهْدِ قَلْبَهُ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send”. (et Tegabun, 11)
Çdo here qe imani i njeriut përsoset çdo here lumturia e tij shtohet. Lexoje këtë hadithi, i cili ka ardhur me këtë kuptim. Ebu Jahja Suhejb b. Sinani thotë se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
” عجبا لأمر المؤمن، إن أمره كله له خير، وليس ذلك لأحد، إلا للمؤمن، إن أصابته سراء، شكر، فكان خيرا له، وإن أصابته ضراء، صبر، فكان خيرا له
Çudi me besimtarin, tere puna e tij është në të mirën te tij, dhe kjo nuk i takon askujt përveç besimtarit; nëse i vjen ndonjë e mire, falënderon (Allahun) kështu qe është mire për të ndërsa nëse e godet ndonjë bela, ai bën durim dhe prape është mire për te”. (Muslimi)

2- Vepra e mire. Thotë Allahu:
” مَنْ عَمِلَ صَالِحاً مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً
Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë)”. (en Nahl, 97)
…d.t.th. do ta bëjmë ta jetoje një jete te lumtur. Meqë ne të gjithë e duam jetën e lumtur, neve krahas besimit duhet te bëjmë edhe vepra te mira ngase Allahu thotë:
“َمنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَعَمِلَ صَالِحاً فَلا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلا هُمْ يَحْزَنُونَ
S’ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht), e beson ditën e gjykimit dhe bën vepra të mira, për ta nuk do të ketë frikë as pikëllim (me kusht që ta kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhammedin)”. (el Maide, 69)
Vëlla i dashur! Vepra e mire është kënaqësi dhe begati për ata, qe e kane shijuar dhe provuar. Prijësi ynë, Muhammedi, alejhi’s selam kënaqësinë, pushimin dhe rehatinë i gjente ne namaz, madje kishte thënë:
” وجعلت قرة عيني في الصلاة
Kënaqësia shpirtërore me është bërë në namaz”. ([1])

3- Besimi ne caktimin e Allahut; te mirën dhe te keqen. Ta meditojmë se bashku këtë hadithi ta transmetuar nga Ibni Abbasi, i cili thotë:
” كنت خَلْفَ رسول اللَّهِ صلى الله عليه وسلم يَوْمًا فقال يا غُلَامُ إني أُعَلِّمُكَ كَلِمَاتٍ احْفَظْ اللَّهَ يَحْفَظْكَ احْفَظْ اللَّهَ تَجِدْهُ تُجَاهَكَ إذا سَأَلْتَ فَاسْأَلْ اللَّهَ وإذا اسْتَعَنْتَ فَاسْتَعِنْ بِاللَّهِ وَاعْلَمْ أَنَّ الْأُمَّةَ لو اجْتَمَعَتْ على أَنْ يَنْفَعُوكَ بِشَيْءٍ لم يَنْفَعُوكَ إلا بِشَيْءٍ قد كَتَبَهُ الله لك وَلَوْ اجْتَمَعُوا على أَنْ يَضُرُّوكَ بِشَيْءٍ لم يَضُرُّوكَ إلا بِشَيْءٍ قد كَتَبَهُ الله عَلَيْكَ رُفِعَتْ الْأَقْلَامُ وَجَفَّتْ الصُّحُفُ
Një dite isha pas Pejgamberit, alejhis selam ndërsa ai me tha: O Djalosh! Do t’i mësoj ca fjale: Ruaje Allahun te ruan edhe Ai ty, kur te kërkosh kërko prej Allahut, kur te mbrohesh mbrohu me Allahun, dije se sikur tere njerëzimi te tuboheshin për te ta bere një te mire nuk do ta mund ta bënin përveç nëse atë ta ka shkruar Allahu. Dhe sikur bata te tuboheshin për te te bere keq nuk do te mund te bënin asgjë përveç asaj qe Allahu ka caktuar për ty; janë ngritur lapsat dhe janë thare fletat”. ([2])
Besimtari i vërtetë është ai, qe me plot kënaqësi pranon caktimet e Allahut, te mira apo të këqija qofshin ato ngase kjo bote është bote sprove dhe fatkeqësish.

4- Dituria fetare. Allahu ka lëvduar dijetaret e ka thënë:
” إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاء إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ غَفُورٌ
Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës”. (Fatir, 28)
Muaviu, i biri i Sufjanit transmeton se e ka dëgjuar te dërguarin e Allahut duke thënë:
” من يُرِدْ الله بِهِ خَيْرًا يُفَقِّهْهُ في الدِّينِ
Kujt ia do Allahu te mirën e udhëzon në të kuptuarit e fesë”.
Ebu Derdaja ka thënë se e ka dëgjuar te dërguarin e Allahut duke gjene:
“من سَلَكَ طَرِيقاً يَطْلُبُ فيه عِلْماً سَلَكَ الله بِهِ طَرِيقاً إلى الْجَنَّةِ وَإِنَّ الْمَلاَئِكَةَ لَتَضَعُ أَجْنِحَتَهَا رِضًا لِطَالِبِ الْعِلْمِ وَإِنَّهُ لَيَسْتَغْفِرُ لِلْعَالِمِ من في السماوات وَالأَرْضِ حتى الْحِيتَانُ في الْمَاءِ وَفَضْلُ الْعَالِمِ على الَعَابِدِ كَفَضْلِ الْقَمَرِ على سَائِرِ الْكَوَاكِبِ
Kush merr rrugë për të kërkuar dituri, Allahu do ta vë atë në rrugën e Xhennetit, melaiket do t’i vënë krahët e tyre si kënaqësi ndaj kërkuesit te diturisë dhe se për dijetarin kërkojnë falje çka ka ne qiej e toke, madje edhe peshqit ne det. Vlera e dijetarit ndaj një robi adhurues është sikurse vlera e hënës ndaj yjeve tjera”.
Zejd b. Thabiti ka thënë se e ka dëgjuar te dërguarin e Allahut duke thënë:
” نَضَّرَ الله امْرَأً سمع مِنَّا حَدِيثًا فَحَفِظَهُ حتى يُبَلِّغَهُ فَرُبَّ حَامِلِ فِقْهٍ إلى من هو أَفْقَهُ منه وَرُبَّ حَامِلِ فِقْهٍ ليس بِفَقِيهٍ
Allahu e ndriçoftë një njeri, i cili dëgjon prej meje një hadithi dhe mban mend derisa t’ua kumtoje te tjerre ngase ndodh dikush ta bart diturinë tek ai qe është me i ditur se ky dhe ndodh qe bartësi te mos jete fare i ditur”.
Ka thënë Hitabiu: Kuptimi i hadithit është lutja e Pejgamberit, alejhi’s selam për të me Neddare, qe është begati dhe gëzim-lumturi.

5- Te përkujtuarit e Allahut të Madhëruar – Dhikri. Prej mjeteve shume te rëndësishme, qe te ndihmojnë ne arritjen e lumturisë është edhe përmendja e Allahut ngase nëse Allahu është i dashuri yt atëherë ti përherë do te shoqërohesh me përmendjen e Tij. A nuk sheh se i dashuri është i gatshëm ta dëgjojë te dashurin e tij kushdo qofte?! Thotë Allahu:
” الَّذِينَ آمَنُواْ وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكْرِ اللّهِ أَلاَ بِذِكْرِ اللّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ
Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen”. (err Rra’d, 28)
Ka thënë Malik b. Dinari:
” ما تلذذ المتلذذون بمثل ذكر الله تعالى
Të dëfryerit nuk kane arritur dëfrim me te madh se sa dëfrimin me dhikrin (përkujtimin) e Allahut”.
Mu për këtë, Muhammedin, alejhi’s selam e përmendte shume Allahun madje ne çdo rast e rrethane.

6- Çiltërsia dhe dëlirësia shpirtërore. Meqë kjo cilësi vështirë gjendet tek njerëzit, ajo gjendet ne lumturinë e vërtetë, ne rehatinë dhe pastërtinë shpirtërore. Ta meditojmë se bashku këtë hadithi te transmetuar nga Enesi, i cili thotë:
“Ishim në ndejë tek Pejgamberi, alejhi’s selam ndërsa ai na tha: Tani iu vjen një njeri qe është prej banoreve te Xhennetit. Hyri një njeri prej medinaseve, i cili sapo kishte marrur abdes dhe mjekra i pikonte ujë ndërsa sandalet i mbante ne dorën e majte dhe na dha selam.
Te nesërmen ndodhi e njëjta gjë; Pejgamberi, alejhi’s selam ta sikurse dje dhe erdhi i njëjti person.
Edhe pasnesër ndodhi e njëjta gjë. Abdullah b. Amr el Asi i shkoi pas (ngase dëshironte ta dinte se si e ka fituar Xhennetin ky njeri) dhe i tha: Kam patur një mosmarrëveshje me babain dhe jam zotuar se tri dite nuk do te shkoj ne shtëpi andaj a do te me pranosh ne konak? Pranoi. Pas tri ditësh ai, meqë nuk vërejti diç te jashtëzakonshme tek ky njeri i tha: O rob i Allahut! Unë nuk kam patur ndonjë grindje me babain tim, jo, unë kam dëgjuar te dërguarin e Allahut duke përmendur tri here se do te vjen një njeri prej banoreve te Xhennetit dhe net e tri herët ishe ti kështu qe pata dëshirë te vija tek ti dhe te shoh se çka bën qe e ke siguruar Xhennetin dhe te bej edhe unë ashtu. Unë nuk pashe se beje diç te madhe andaj me rrëfe për sekretin e asaj qe garantoi për ty Pejgamberi, alejhi’s selam? Tha: Unë nuk bej asgjë me përjashtim te asaj qe ti shikove përveç se kurrë nuk me ke rene te bie ne gjumë e ta mashtroje dhe urreje ndonjë besimtar për ndonjë të mirë qe Allahu ia ka dhënë atij. Tha: Kjo qenka ajo qe ta paska siguruar Xhennetin dhe qe ne nuk kemi mundësi ta lëmë atë”.

7- Pajtimi dhe kënaqësia. Kjo është duke shikuar ne ata, qe janë nen ty ne çështjet e dunajse dhe ne ata qe janë mbi ty nen çështjet fetare. Pejgamberi, alejhi’s selam na kishte mësuar:
” انظروا إلى من هو أسفل منكم، ولا تنظروا إلى من هو فوقكم، فهو أجدر ألا تزدروا نعمة الله
Shikoni në ata, që janë nën ju dhe mos shikoni në ata, që janë mbi ju (më të pasur se ju) ngase kështu nuk do t’i përbuzni-nënçmoni begatitë e Allahut”. (Muslimi)
Ebu Hurejre transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“إذا نَظَرَ أحدكم إلى من فُضِّلَ عليه في الْمَالِ وَالْخَلْقِ فَلْيَنْظُرْ إلى من هو أَسْفَلَ منه
Nëse ndokush prej jush shikon në njerëzit, që Allahu ia ka begatuar me më shumë pasuri le të shikojë në ata, që janë më të varfër se ai”. (Buhariu)

8- Bindja se lumturia e vërtetë për besimtarin është Xhenneti. Allahu ka thënë:
” وَأَمَّا الَّذِينَ سُعِدُواْ فَفِي الْجَنَّةِ خَالِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ السَّمَاوَاتُ وَالأَرْضُ إِلاَّ مَا شَاء رَبُّكَ عَطَاء غَيْرَ مَجْذُوذٍ
E për sa u përket atyre fatmirëve, ata jan në xhennet përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur”. (Hud, 108)
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
” الدُّنْيَا سِجْنُ الْمُؤْمِنِ وَجَنَّةُ الْكَافِرِ
Dynjaja është burg për besimtarin dhe Xhennet për pabesimtarin”.

9- Shoqëria e zgjedhur. Shoqëria e mire është prej gjerave, qe ta lehtësojnë lumturinë. Sa prej politeisteve nuk kane qene te lumtur derisa kane pranuar Islamin ngase ne Islam ata kane gjetur shoqëri te pastër, te sinqerte, te cilët in udhëzuan ne rruge te drejte. Allahu ka thënë:
“وَاصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ الَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُم بِالْغَدَاةِ وَالْعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُ وَلَا تَعْدُ عَيْنَاكَ عَنْهُمْ تُرِيدُ زِينَةَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَن ذِكْرِنَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطًا

Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar. (el Kehf, 28)
Te lumturit e kane arritur lumturinë me shoqëri ndërsa te dëshpëruarit e kane arritur dëshpërimin me shoqëri te keqe.

10- Optimizmi dhe jo pesimizmi. Enesi transmeton se Pejgamberi, alejhis selam ka thënë:
” لَا عَدْوَى ولا طِيَرَةَ وَيُعْجِبُنِي الْفَأْلُ الصَّالِحُ الْكَلِمَةُ الْحَسَنَةُ
Nuk ka A’da (sëmundje ngjitëse[3]), nuk ka pesimizëm, ndërsa mua me pëlqen fe’li i mire, fjala e mire (optimizmi)”. (Tirmidhiu)

11- Fitimi hallall. Kjo gjë është shume me rëndësi. Kjo do te thotë qe pasuria jote te jete hallall ngase ai qe nuk ka pasuri hallall ai do te jete i dëshpëruar. Ka’b b. Ijadi ka thënë se e ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi’s selam duke thënë:
” إِنَّ لِكُلِّ أُمَّةٍ فِتْنَةً وَفِتْنَةُ أُمَّتِي الْمَالُ
Çdo ummet ka patur një sprove ndërsa sprova e ummetit im është ne pasuri”.
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“أَيُّهَا الناس إِنَّ اللَّهَ طَيِّبٌ لَا يَقْبَلُ إلا طَيِّبًا وَإِنَّ اللَّهَ أَمَرَ الْمُؤْمِنِينَ بِمَا أَمَرَ بِهِ الْمُرْسَلِينَ فقال { يا أَيُّهَا الرُّسُلُ كُلُوا من الطَّيِّبَاتِ وَاعْمَلُوا صَالِحًا إني بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ} وقال {يا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُلُوا من طَيِّبَاتِ ما رَزَقْنَاكُمْ } ثُمَّ ذَكَرَ الرَّجُلَ يُطِيلُ السَّفَرَ أَشْعَثَ أَغْبَرَ يَمُدُّ يَدَيْهِ إلى السَّمَاءِ يا رَبِّ يا رَبِّ وَمَطْعَمُهُ حَرَامٌ وَمَشْرَبُهُ حَرَامٌ وَمَلْبَسُهُ حَرَامٌ وَغُذِيَ بِالْحَرَامِ فَأَنَّى يُسْتَجَابُ لِذَلِكَ
Allahu është i mire dhe nuk pranon tjetër përveç te mirës, dhe se Allahu i ka urdhëruar besimtaret me atë, qe i ka urdhëruar edhe te dërguarit (pejgamberet). Thotë Allahu i Madhërishëm: ” يا أيها الرسل كلوا من الطيبات واعملوا صالحا O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira “. (Mu’minun, 51). Poashtu thotë: ” يا أيها الذين آمنوا كلوا من طيبات ما رزقناكم O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë “. (Bekare, 172), pastaj përmendi njeriun, i cili udhëton gjate; flokëshprishur, i ngrit duart kah qielli (e lutet): O Zoti im! O Zoti im!, ndërsa ushqimin e ka haram, pijen e ka haram, është ushqyer nga harami, andaj si te përgjigjet (plotësohet duaja) te tillit?!”. (Muslimi)

12- Duaja. Duaja është armë e fuqishme, me te cilën armatoset dhe mbrohet besimtari. Ne lidhje me duanë ka thënë Allahu:
” وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ
Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem”. (Gafir, 60)
Thevbani transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
” لَا يَزِيدُ في الْعُمْرِ إلا الْبِرُّ ولا يَرُدُّ الْقَدَرَ إلا الدُّعَاءُ
Jetën e shtonë bamirësia ndërsa kaderin e largon duaja”.
Ebu Seid transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“ما من مُسْلِمٍ يَدْعُو بِدَعْوَةٍ ليس فيها أثم وَلاَ قَطِيعَةُ رَحِمٍ الا أَعْطَاهُ الله بها إِحْدَى ثَلاَثٍ أما أَنْ تُعَجَّلَ له دَعْوَتُهُ واما أَنْ يَدَّخِرَهَا له في الآخِرَةِ واما أَنُْ يَصْرِفَ عنه مِنَ السُّوءِ مِثْلَهَا قالوا إِذاً نُكْثِرُ قال الله أَكْثَرُ
Nuk ka besimtar i cili lutet me ndonjë lutje, ne te cilën nuk ka mëkat e as shkëputje marrëdhëniesh familjare e te mos ia jap Allahu njërën prej këtyre tre gjerave:
1-(ose) ia shpejton plotësimin ne këtë bote,
2-(ose) ia deponon ne Ahiret,dhe
3-(ose) ia largon me atë dua një te keqe sikurse ajo (e mire ne peshe).
(Atëbotë kur dëgjuan sahabet për këtë vlere te duasë) Thane: Pra do te shpeshtojmë duanë! Tha: Allahu ua shton (te mirat). (Ahmedi).
Selman el Farisu transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
” إِنَّ اللَّهَ حي كَرِيمٌ يستحي إذا رَفَعَ الرَّجُلُ إليه يَدَيْهِ أَنْ يَرُدَّهُمَا صِفْرًا خَائِبَتَيْنِ
Vërtet Allahu është i Gjalle, i Ndershëm (Fisnik), turpërohet qe nëse njeriu i ngrit duart kah Ai t’ia ktheje bosh (pa iu përgjigjur duasë se tij)”. ([4])

13- Mos vardisja dunjase. Sa njeriun e ka humbur dynjaja, e sidomos ata qe vet i vardiseshin dhe lidheshin për saj duke harruar kështu Allahun, Krijuesin e tyre. Allahu thotë:
” وَما الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلاَّ مَتَاعُ الْغُرُورِ
e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues”. (Ali Imran, 185)
” وَمَا هَذِهِ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا لَهْوٌ وَلَعِبٌ وَإِنَّ الدَّارَ الْآخِرَةَ لَهِيَ الْحَيَوَانُ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ
Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinim”. (el Ankebut, 64)
” فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِاللَّهِ الْغَرُورُ
pra të mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndaj All-llahut djalli mashtrues”. (Llukman, 33)
وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَى بَلْ تُؤْثِرُونَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا
Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote. E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme”. (e’ A’la, 16-17)

14- Bërja e gjerave te dobishme dhe largimi nga free time (koha e lire).
Prej gjerave shume te rëndësishme qe sjellin lumturinë ne këtë jete është bërja e veprave te dobishme, te cilat t’i shtojnë te mirat. T’i meditojmë se bashku këto dy hadithe:
Ebu Hurejre transmeton se Muhamemdi, alejhis selam ka thënë:
” الْمُؤْمِنُ الْقَوِيُّ خَيْرٌ وَأَحَبُّ إلي اللَّهِ من الْمُؤْمِنِ الضَّعِيفِ وفي كُلٍّ خَيْرٌ احْرِصْ على ما يَنْفَعُكَ وَاسْتَعِنْ بِاللَّهِ ولا تَعْجَز
Muslimani i forte është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se sa muslimani i dobët. Në të dy ka të mira ndërsa ti bëhu kureshtar për atë, që të bën dobi dhe ndihmohu me Allahu e mos u bë i dobët”. (Muslimi)
Ibni Abbasi rrëfen se Muhammedi, alejhis selam ka thënë:
” نِعْمَتَانِ مَغْبُونٌ فِيهِمَا كَثِيرٌ من الناس الصِّحَّةُ وَالْفَرَاغُ
Shume njerëz nuk dine t’i shfrytëzojnë siç duhet dy begati: Shëndetin dhe kohen e lire”.

15- Përkujtim. Përsosja e lumturisë për besimtarin arrihet ne tri gjera, te përmendura ne këtë hadith,  te cilin duhet ta kesh parasysh përherë:
” من أَصْبَحَ مِنْكُمْ آمِنًا في سِرْبِهِ مُعَافًى في جَسَدِهِ عِنْدَهُ قُوتُ يَوْمِهِ فَكَأَنَّمَا حِيزَتْ له الدُّنْيَا
Kush zgjohet prej jush ne mëngjes dhe është i sigurte-qete ne familjen e tij, i shëndoshë ne trupin e tij dhe e ka bukën pe rate ditë, ai është sikur t’i jetë dhënë e tërë bota”.
Gjerat shkatërruese te lumturisë

 

Barrierat e lumturisë

Lumturia sikur qe ka mjete, nëpërmjet te cilave arrihet po ashtu ka shkaqe dhe barriera, te cilat e pengojnë dhe shkatërrojnë. Prej tyre:

1- Pabesimi. Thotë Allahu:
” وَمَنْ أَعْرَضَ عَن ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنكًا وَنَحْشُرُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَعْمَى
E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër”. (Taha, 124)

2- Mëkatet dhe gabimet. Ka thënë Hasan el Basriu: “Mëkatarët nuk e morën me seriozitet çështjen e Allahut kështu qe i bën mëkat atij ngase pot a respektonin do t’i mbronte. Kur njeriu te behet i pavlere tek Allahu, Allahu nuk do ta nderoje atë siç thotë: ” ومن يهن الله فماله من مكرم E kë ta nënçmojë Allahu nuk ka kush që e bën të ndershëm”. Kush nuk është i ndershëm tek Allahu, ai nuk është i ndershëm as tek njerëzit edhe nëse ata nuk e shprehin këtë”. Njerëzit e urrejnë mëkatarin edhe nëse këtë nuk ia thonë.

3- Zilia, urrejtja dhe mëria. Këto janë shkatërruese te zemrës, sjellëse te dëshpërimit, pikëllimit, dhe nëse do dëgjoje këtë këshille profetike:
” لَا تَبَاغَضُوا ولا تَحَاسَدُوا ولا تَدَابَرُوا وَكُونُوا عِبَادَ اللَّهِ إِخْوَانًا
Mos urreni njeri tjetrin, mos keni zili për njeri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njeri tjetrit, por bëhuni robër te Allahut vëllezër (ndërmjet vete)”.
Muslimanët ne vend te urrejtjes luten për njeri tjetrin. Allahu thotë:
” وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا
dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan”. (el Hashr, 10)

4- Padrejtësia. Meqë shume njeriu ka pësuar si shkak i padrejtësisë se tij, Pejgamberi, alejhi’s selam ka tërhequr vërejtjen prej saj dhe siç transmeton Ibni Omeri ka thënë:
” الظُّلْمُ ظُلُمَاتٌ يوم الْقِيَامَةِ
Padrejtësia të sjell errësira në Ditën e Kiametit”.
Allahu as shume e ka urryer padrejtësinë saqë ne ligjin e Tij ka caktuar se ai e urren dhe ia ka ndaluar Vetes atë. Në një hadithi kudsijj ka thënë:
” إني حَرَّمْتُ على نَفْسِي الظُّلْمَ وَعَلَى عِبَادِي فلا تَظَالَمُوا
Unë ia kam ndaluar Vetës Sime padrejtësinë andaj e bëra te ndaluar edhe në mesin tuaj”. (Muslimi)
Ata përherë ne dunja përjetojnë dëshpërime dhe kjo për shkak te lutjes kundër tyre dhe për atë se ne Ahiret do te gjejnë edhe me keq. Thotë Allahu:
” يُدْخِلُ مَن يَشَاء فِي رَحْمَتِهِ وَالظَّالِمِينَ أَعَدَّ لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا
Ai atë që e do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm”. (el Insan, 31)

5- Mendjemadhësia. Prej sëmundjeve te zemrës është mendjemadhësia, te cilën Pejgamberi, alejhi’s selam e kishte definuar kështu:
” الْكِبْرَ من بَطِرَ الْحَقَّ وَغَمَطَ الناس
Mendjemadhësia është mohimi i së vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve”.

6- Dashuria e flakte. Ibnu’l kajjimi e kishte përshkruar shume bukur dashurinë e kishte thënë: Dehja e dashurisë është me e rende se sa dehja e alkoolit ngase pas dehjes se alkoolit njeriu kthjellet ndërsa pas dehjes se dashurisë vështirë se kthjellet…”. Është thëne se fillimi i dashurisë është lodhje, mesi sëmundje ndërsa fundi vdekje.
Sa njeriun sprova e dashurisë e ka hedhur ne zjarre te Xhehennemit, sa njeriun e ka shpjerë ne dënim te dhembshëm, sa njeriun e ka nxjerrur nga feja ashtu siç qimja del prej tëlyenit, sa njeriun e ndershëm e ka bërë të pandershëm, sa pikëllimin e ka shkaktuar, sa humbjen e ka shkaktuar, sa njeriun e ka larguar prej Allahut, sa e sa…
Vëlla i bekuar! Pas këtyre fjalëve qe dëgjove a ke me ndonjë dyshim përkitazi me fundin e padëshiruar te dashurisë dhe se ajo, dashuria e pakontrolluar, është prej gjerave qe largojnë lumturinë. Andaj kush te do lumturi le te largohet nga dashuria me te gjitha llojet e saj, pa marre parasysh se a është dashuri për gra (te huaja-prostitucion), dashuri për fëmijë (pedofilizem), dashuria për foto (erotike) ngase lumturia është ne largimin prej tyre.
Keni kujdes!..

Vëlla i dashur! Ke kujdes qe te mos mashtrohesh me pamje provuese te kësaj bote, ngase pasuria, pozita, fëmijët, te qeshurit, gruaja, dhe çdo gjë tjetër e kësaj bote, janë vetëm një kënaqësi kalimtare. Allahu thotë:
“زُيِّنَ لِلنَّاسِ حُبُّ الشَّهَوَاتِ مِنَ النِّسَاء وَالْبَنِينَ وَالْقَنَاطِيرِ الْمُقَنطَرَةِ مِنَ الذَّهَبِ وَالْفِضَّةِ وَالْخَيْلِ الْمُسَوَّمَةِ وَالأَنْعَامِ وَالْحَرْثِ ذَلِكَ مَتَاعُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَاللّهُ عِندَهُ حُسْنُ الْمَآبِ
Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë”. (Ali Imran, 14)
Pastaj vëllezër te mos mashtrohemi me ato qe Allahu ua ka dhënë pabesimtarëve ngase ajo është sprove për ta dhe ne nuk duhet te harrojmë assesi se duhet falënderuar Allahun ne mëngjes e mbrëmje për begatinë e Islamit, qe është burim i lumturisë dhe shpëtimit tone.
E lusim Allahun qe dunjaja te mos jete preokupimi ynë me i madh, te mos jete dituri e vetme jona, po jetën të na e bej shtim në të mira, të na i fale mëkatet dhe gabimet, veprat tona të na i pranoje si të sinqerta dhe vetëm për Te se me te vërtetë, Ai është Bujar dhe Fisnik.
Përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tone, Muhammedin, familjen dhe shokët e tij! Lutja jone e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!


 

[1] Transmetojnë Ahmedi dhe Nesaiu
[2] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani e ka cilësuar autentik
[3] Pejgamberi, alejhi’s selam këtu ka patur për qellim demantimin e një ideologjie te prishte se kinse sëmundja ngjitese është ajo qe shkakton vdekjen ose lodhjen e mundimin. Kjo është kështu porse ai dëshiroi t’ua bëjë me dije se pa lejen e Allahut nuk ndodhe asgjë. Mu për këtë, ai i pyeti shume thjeshtë: Nëse mendoni se puna qenka kështu, atëherë kafshës së pare, qe u sëmurë, kush ia ngjiti sëmundjen. Shih me tepër komentin e Sunenit te Tirmidhiut.
[4] Transmeton Tirmdhiu ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është autentik

 

Muhammed b. Abdul Aziz esh Shemalijj
Burimi: www.islamword.com
Përktheu: Sedat Gani Islami/sedatislami.wp

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit