Rruga Kaçanik – Hani i Elezit është e bllokuar që nga orët e hershme të mëngjesit për shkak të shembjes së një pjese të kodrës. Ajo po qëndron edhe më tani e mbyllur, gjë ka shkaktuar që rruga që lidhë Kosovën me Maqedoninë të jetë e bllokuar.
Ekipet për pastrimin e rrugës gjenden në vendin e ngjarjes por është e pamundur të bëhet pastrimi pasi që ka rënë një sasi e madhe e gurëve të mëdhenjë.
Për shkak të reshjeve të shiut kjo rrugë gjithnjë ka qenë problem për kalim.