13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Rruga e suksesit fillon me një ëndërr

Më të lexuarat

Ishte vetëm gjashtë vjeç kur la shtëpinë në kërkim të një pune në Nju Jork. Në duar mbante një pëlhurë, në të cilën kishte mbështjellë gjërat më të domosdoshme. Në fillim të rrugës, ai u takua me një të moshuar të fisëm, i cili pasi mësoi qëllimin e djaloshit i tha:”Kapu fort pas ëndrrës tënde! Vetëm kështu mund të korësh suksesin e dëshiruar.”

Djaloshi u kthye nga plaku dhe i tha:”Por unë nuk di të bëj asnjë punë tjetër përveçse të prodhoj sapun dhe qirinj, gjë të cilën e kam mësuar në familje!!”

I moshuari iu përgjigj:”Shumë shpejt, dikush do e marë përsipër prodhimin e sapunit këtu në Nju Jork. Këtë gjë, mund ta bësh ti, ose mund ta bëjë dikush tjetër. Unë uroj që të jesh ti ai person, prandaj kapu fort pas ëndrrës tënde! Madje, unë besoj fuqishëm se do të jesh ti do të kesh sukses dhe do të vësh pasuri të madhe.”

Mandej, djali vazhdoi rrugën derisa më në fund mbërriti në Nju Jork, ku gjeti një punë të qëndrueshme. Fjalët e plakut i vinin gjithmonë ndër mend. Për ta realizuar ëndrrën e cila çdo ditë qartësohej më shumë, ai ndërmorri disa hapa të rëndësishëm. Pas disa vitesh, ai ishte ortak me punëdhënësin e tij. Kështu, vazhdoi të ndjekë këshillat e plakut, derisa e zgjeroi aktivitetin, shtoi pasurinë dhe emri i tij tashmë njihet në të katër anët e tokës. Ai është Samuel Kolgate, emrin e të cilit e shohim të shkruar mbi produkte të shumta si sapunët dhe parfumet. Me gjithë moshën e tij të njomë, ai la shtëpinë, i hyri një aventure dhe luftoi për të realizuar ëndrrën e tij. Ai nuk qëndroi ulur në pritje që ti buzëqeshë fati, por vajti dhe nuk la vend pa e kërkuar, derisa e gjeti. Që në moshë të njomë, ai e kuptoi se ëndrra e tij, është çelësi i fuqisë dhe suksesit.

Tani… çfarë mund të na thuash për veten tënde?! A ke një ëndërr për të cilën jeton? A ke një ëndërr për të cilën punon për ta realizuar? Nëse përgjigja është pozitive, ji i sigurtë se do të hysh në rreshtat e atyre që kanë ndryshuar dhe ndryshojnë rrjedhën e jetës. Kjo, edhe pse mund të jesh akoma në krye të rrugës… Më poshtë, do të ofrojmë disa hapa konkretë, për të arritur tek objektivi që synon:

 

ruga e suksesit

Ëndërro një ëndërr të madhe!

Gjithçka që mund ta ëndërrosh, mund ta realizosh. Ualt Disney thotë:”Nuk ka gjë të pamundur, nëse je i bindur se mund ta realizosh. Prandaj, përcato saktësisht se çfarë do dhe cili është koncepti i suksesit për ty. Personazhi kryesor i romanit:”Magjistari i shkretëtirës” Paulo Kuilo, në një moment thotë:”Nëse e kërkon diçka me sinqeritet, e gjithë bota do të mbajë anën tënde derisa ta arrish.”

 

Shkruaje skenarin e ëndrrave të tua!

Duhet të kesh një plan, qoftë dhe imagjinar, për hapat e afërt dhe të largët, nëpërmjet të cilëve do të mbërrish në realizimin e ëndrrës tënde. Fillo duke e pasur fundin në mendje. Kur të kesh një vizion të qartë, do të korrësh progres edhe në kushtet më të vështira. Kjo, falë vizionit dhe hapave të qartë.

 

Të gjithë justifikimet hidhi në koshin e plehrave

Përcaktoi qartë shkaqet që të pengojnë për realizimin e ëndrrës dhe hidhi larg jetës tënde. Përballu me fiksimet e brendshme të cilat të ndrydhin dhe të kufizojnë, hiqi duart nga idetë pasive dhe negative të cilat e minimizojnë vrapin tënd dhe trajtoji sikur të ishin thashetheme të pavërteta.

 

Ji i sigurtë dhe plot besim mbi mundësinë e realizimit të ëndrrës tënde!

Ke përshkruar gjysmën e rrugës së realizimit të ëndrrës, nëse ke besim tek vetja dhe aftësitë e tua për të qenë i suksesshëm. Mos lejo që frika ti ndrydhë kapacitetet e tua! Në çdo rast, gjithmonë prit më të mirën dhe sillu sikur dështimi është i pamundur.

 

Barrierat, përdori si shkallë drejt suksesit

Industrialisti amerikan, Henri Ford thotë:”Kur të duket se të gjithë janë rreshtuar kundër teje, kujto se aeroplani gjithmonë i duhet të fluturojë në anën e kundërt të erës!” Nëse dështon në ndonjë hap dhe plan në rrugën e realizimit të ëndrrës, merre si një rast të ri për t’ia nisur sërish, por të shoqëruar me planifikim dhe përgatitje të reja.

 

Sekreti i hapave të vegjël

Një urtësi e lashtë thotë:”Suksesi është kurora e përpjekjeve të vogla, të përsëritura dhe të akumuluara ditë pas dite.” Prandaj ia vlen të përdorësh teknikën e 30 cm dhe për çdo hap që hedh, mendo se je afruar 30 cm me realizimin e ëndrrës tënde. Kjo teknikë do të shërbejë për të forcuar vullnetin. Sa herë që të lind një ide e re e cila të duket se të afron me ëndrrën, vihu menjëherë në lëvizje në shërbim të saj.

 

Dashuroje ëndrrën tënde

Nuk mjafton që të kesh një ëndërr të cilën dëshiron që ta realizosh një ditë. Ty të nevojitet që këtë ëndërr ta dashurosh dhe të jesh shumë i lidhur me të. Thotë Napoleon Hel:”Kur ke vullnet aq sa duhet, do të ndjesh se i ke të gjithë mundësitë dhe kapacitetet e pazakonta për realizimin e asaj që dëshiron.” Prandaj, që tani vendos dhe ëndërro që të bëhesh numri një në fushën tënde dhe programoje trurin që të punojë vetëm në atë drejtim.

 

Këmbëngulja është fronti mbrojtës

Një tipar i mrekullueshëm i këmbënguljes është se i thyen të gjithë kundërshtarët dhe barrierat dhe të pajis me besim. Të gjithë i besojnë një njeriu të vendosur dhe këmbëngulës, pasi e dinë se kur merr diçka përsipër, rezultati pozitiv do të jetë në anën e tij. Ai e arrin gjithçka që ka vendosur ta arrijë.

 

Mëso nga personalitetet e suksesshme!

Një tipar i përbashkët i të gjithë personave të suksesshëm, është se të gjithë kanë një ëndërr, të cilën këmbëngulin ta bëjnë realitet, duke sfiduar situatat, vështirësitë dhe dështimet e herë pas hershme. Prandaj, lexo sa më shumë mbi personalitetet e suksesshme, nxirr mësime nga vendimet e duhura dhe hapat efektive që kanë ndërmarrë në shërbim të realizimit të ëndrrave të tyre.

 

Shënoje ditëlindjen e ëndrrës tënde!

Merr një vendim se kurrë nuk do të heqësh dorë nga ëndrra jote. Dije se bota të gjykon në bazë të asaj që ke arritur dhe jo në bazë të asaj me të cilën e ke filluar punën dhe nuk e ke arritur. Prandaj ti duhet ta shënosh ditëlindjen e ëndrrës tënde. Thotë Ualt Disney:”Shpesh herë njerëzit më pyesin nëse e kam kuptuar sekretin e suksesit dhe nëse mund tu tregoj dhe të tjerëve si ti bëjnë ëndrrat e tyre realitet. Përgjigja ime e vetme është se ëndrrat bëhen realitet vetëm me punë.” Prandaj kapu fort pas ëndrrës tënde gjer në fund, pasi ajo është prona jote dhe sekreti i energjive të tua.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit