2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Rruga e epërsisë dhe suksesit

Më të lexuarat

Na gëzon mundësia që t’i shoqërojmë nxënësit dhe nxënëset, të cilët gjinden para provimeve me këtë dosje rreth mënyrave të epërsisë dhe suksesit, me shpresë se do të jenë të dobishme.

Rruga e epërsisë dhe suksesit

1- Pse të mësoj dhe të jam i shkëlqyeshëm?

Për vetveten: i shkëlqyeshmi shpejt arrijnë në qëllimin e vet.

Për familjen time: e kam obligim t’i gëzoj prindërit e mi me sukses.

Për shoqërinë time: ata kanë nevojë për çdo sukses.

Për muslimanët: ata kanë nevojë edhe më shumë nxënës të shkëlqyeshëm.

2- Disa të vërteta që të ndihmojnë të jesh i shkëlqyeshëm

• Të jesh i shkëlqyeshëm është realitet, e jo ëndërr.

• Nuk vjen rastësisht.

• Vjen si rezultat i punës së dorës tënde, i mundit dhe lodhjes tënde.

• Je i qetë, të jesh i suksesshëm.

• Kujtesa e fuqishme të ndihmon të jesh i shkëlqyeshëm.

• Vetëbesimi të shpien në sukses.

• Përkujtoje vazhdimisht ditën e rezultateve.

3- Kujtoje vazhdimisht ditën e rezultateve

• Përkujtimi i vazhdueshëm i ditës së rezultateve të shtynë kah suksesi.

• Shiko shokët e tu si gëzohen me sukses.

• Kurse tjetri qan pse ka rënë në provim.

• Prindi i tij ia kujton dështimin dhe rezultatin e shpërfilljes.

• Fqinjët, familja dhe miqtë tuaj pyesin për rezultatin tënd, çfarë note ke marrë? A je i shkëlqyeshëm ose jo?

• Vallë ku gjendesh ti në ditën e rezultateve, do të jesh prej të gëzuarve ose prej atyre që qajnë?

4- Shtatë rregullat e mësimit:

• Përqendrimi.

• Forcimi i dëshirës për mësim.

• Kuptimi i asaj që e mëson.

• Ik nga ndikimet që ta prishin përqendrimin, siç janë problemet, zhurma dhe televizori.

• Ulë në formën e shëndoshë.

• Ndriçoje dhe ajrose mirë dhomën.

• Fillo me një lutje për mësim:

اللهم إني اسألك فهم النبيين و حفظ الملائكة المرسلين اللهم اجعل ألسنتنا عامرة بذكرك و قلوبنا بخشيتك إنك على ما تشاء قدير

“All-llahu im kërkoj prej teje të kem kuptim të pejgamberëve, kujtesë të melaqeve të dërguara. All-llahu im bëre gjuhën tonë të mbushur me përmendjen Tënde, kurse zemrat tona me frikë prej Teje. Ti çka të Duash e bën”.

5- Mënyra e mësimit:

• Duke mësuar, regjistroi pikat më të rëndësishme në fletoren e vërejtjeve.

• Përsëriti këto vërejtje herë pas here.

• Rezymo aq sa mundesh, saqë të kesh mundësi të përsëritësh atë që ke rezymuar.

• Parashihni pyetjet që mund tu parashtrohen duke e përsëritur mësimin.

• Bën plan për përsëritje te mësimeve në mënyrë të rregullt.

• Përdorë ngjyrat dhe shënoi pikat më të rëndësishme.

• Kujdesu për namazin, leximin e Kur’anit dhe dhikrin.

Këshillë:

– koha më e mirë për mësim përmendësh është koha para agimit të mëngjesit dhe pas agimit.

– Vendi më i mirë është dhoma.

Largohu gjatë mësimit përmendësh nga rrugët, gjelbërimi dhe zhurma.

6- Si të përgatitësh program të përsëritjes?

• Mësimi dhe përsëritja në mënyrë të rregullt ta lehtëson përsëritjen në çdo kohë.

• Renditja e lëndëve sipas afërsisë së afatit të provimit në këto lëndë, dhe mos bën përsëritjen një kohë të gjatë para provimit, që mos të harrosh e të kesh nevojë t’i përsërisësh përsëdyti.

• Përcaktoi lëndët që kanë nevojë për mund dhe kohë më të madhe.

• Përcakto kohën që ka mbetur për çdo lëndë dhe sipas tyre ndaje kohën.

• Gjatë përsëritjes rendite një lëndë të lehtë dhe të dashur me një të rëndë dhe të urryer.

• Mos harro në programin tënd të caktosh kohë për pushim dhe hobi.

7- Pengesat e suksesit

• Preokupimi dhe zhytja në mendime. (fillo përsëritjen e lëndëve që të preokupojnë dhe lexo me zë të lartë).

• Mërzia. (Ndërroje vendin e përsëritjes dhe argëtohu herë pas herë).

• Mosvullneti për përsëritje. (përforco stimulimet për përsëritje dhe përgatiti mjetet ndihmëse).

• Harresa. (përdor rezymimin, përsëritjen e vazhdueshme dhe ikë nga mëkatet).

• Shpërqendrimi. (përdor rezymimin, përsëritjen e vazhdueshme dhe ikë nga mëkatet).

• Vështirësia e kuptimit. (përdor rezymimin dhe shokët e mirë).

• Mosbesimi në vetvete. (kërko ndihmë te mësuesi).

• Problemet e shqetësimit dhe brengosjes. (shto kohën e përcaktuar për përsëritjen e lëndës së rëndë).

8- Si ta kalosh natën e provimit me sukses?

• Largo vetveten nga ndjenja që të thotë: duhet të përsëritësh lëndën fjalë pas fjale dhe rresht pas rreshti.

• Përsëriti mendimet kryesore të lëndës.

• Pasurohu me durim dhe qëndresë dhe përmendje të shumtë të All-llahut [subhanehu ve teala].

• Fli dhe pusho aq sa të mjafton.

• Ik nga brengosja dhe bisedat e padobishme.

• Mos u mundo të mësosh diçka të re.

• Përgatitë mjetet tuaja dhe vërtetoju se janë në rregull.

• Fale namazin e nevojës.

9- Dita e provimit

• Filloje ditën me namazin e sabahut, që të aktivizohet shpirti dhe të ritet morali.

• Nuk ka nevojë të frikohesh dhe të brengosesh, dhe mbështetu All-llahut [subhanehu ve teala].

• Lexo disa ajete të Kur’anit dhe kërko falje prej All-llahut [subhanehu ve teala] për mëkatet tuaja.

• Hesht dhe shfleto komponentët kryesore të lëndës.

• Ha mëngjes të lehtë dhe një gotë me lëng të freskët të fryteve.

10- Mënyra shembullore për të dhënë provimin

• Sigurohu për numrin e pyetjeve që duhet të përgjigjen.

• Bëre planin për shfrytëzimin e kohës gjatë provimit.

• Lexoi të gjitha pyetjet.

• Vendoi komponentët kryesore të secilës pyetje.

• Kujto se mësuesi kërkon kualitetin e jo sasinë e fjalëve në përgjigje.

• Zgjidhi pyetjet me nota të mëdha dhe ato që janë të lehta, ato që i ke mësuar mirë, gjë që të jep qetësi dhe vetëbesim.

• Zakonisht përgjigjja e parë që të bjer ndërmend është e vërtetë, andaj mos e ndërro përgjigjen, përveç se nëse je i sigurt se ajo përgjigje është gabim.

11- Shkaqet që të bëjnë të ndihesh i dështuar pas provimit

• Nxitimi dhe mosleximi i pyetjeve ngadalë dhe me kuptim.

• Mangësia në përsëritjen e ndonjë pjese të lëndës.

• Moskuptimi i pyetjeve.

• Mosposedimi i aftësisë për të zgjedhur pyetjet, nga shkaku i mostrajnimit në këtë gjë.

• Përqendrimi në përgjigje të pyetjeve me nota të vogla.

• Teprimi në përgjigje pa nevojë.

• Harxhimi i një sasie të madhe të kohës në rregullimin e letrës së përgjigjes.

• Ndërrimi i përgjigjes së pyetjes, pasi që përgjigjja ka qenë e shëndoshë.

12- Çka pas provimit?

(përsërit: unë jam prej të suksesshmëve dhe ata që janë në epërsi)

• Përqendro mendimin dhe forcën tënde në lëndën tjetër.

• Mos i kontrollo përgjigjet me shokë që mos të ndihesh i dështuar.

• Dije se ky provim është një hap para dhe nuk është fundi i dynjasë.

• Mundohu të kompensosh notat që të kanë ikur në lëndët e ardhshme.

Nëse je nga të suksesshmit:

• Kujdes nga vetëmashtrimi dhe mbështetja në vetvete.

• Kujdes nga mendjemadhësia ndaj shokëve.

• Kujto dhuntitë e All-llahut ndaj teje, lavdëroje dhe madhëroje dhe bën një sexhde falënderimi.

• Kujto vlerën e prindërve dhe mësuesve tu dhe dije se suksesi yt është bamirësi ndaj tyre.

E nëse kë ra në provim:

• Mos u demoralizo dhe mos humbë shpresën nga mëshira e All-llahut [subhanehu ve teala].

• Mos u izolo dhe afrohu e lute All-llahun [subhanehu ve teala] që të jep sukses.

• Mos u mundo t’i gjesh vetes arsyetime.

• Mos ia hedh dështimin tënd të tjerëve.

• Studio shkaqet e dështimit dhe mënyrat e shërimit.

• Premtoi vetvetes së kjo do të jetë dështimi yt i fundit.

13- Porosi të shtrenjta

(Kërko ndihmë te All-llahu dhe mos u bën i paaftë, dhe lute Atë çdo herë se ndoshta të jep sukses)

• Përsëriti mësimet nga dashuria dhe bindja se ti ke nevojë për sukses që të bëhesh i dobishëm për shoqërinë.

• Fillo përsëritjen duke lexuar disa ajete të Kur’anit dhe mos harro lutjen e përsëritjes.

• Mundohu të përsëritësh i vetëm.

• Kujdesu të kënaqësish prindërit se ndoshta fiton lutjen e tyre për ty.

• Kujdesu të pushosh dhe argëtohesh që mos të mërzitesh.

• Pushim i mjaftueshëm + trup të shëndoshë = përsëritje më e mirë.

• Kujdes nga teprimi në çaj dhe kafe, e shto konsumimin e pijeve të fryteve.

• Kërko ndihmë te All-llahu dhe mos u bën i paaftë, dhe lute Atë çdo herë se ndoshta të jep sukses.

14- Krahasim…provimi i dynjasë

(Me rëndësi është ajo që të bën dobi në dynja dhe ahiret)

• Ka lëndë për të cilat do të japim provim.

• Ka kohë të caktuar dhe të ditur.

• Ka pyetje të caktuara.

• Ka mbikëqyrës, që është njeri sikur ne.

• Ka sukses dhe me te ngjitemi në shkallët e dynjasë.

• Mund të përsëritësh provimin, me ç’rast e përmirëson gabimin.

Çdo situatë të cilën e kalon, duhet të mendosh për te që të marrësh prej sajë mësim dhe këshillë që të bën dobi në dynja e ahiret.

15- Provimi i ahiretit

• Ka lëndë, sikur që janë: Kur’ani dhe Sunneti, medoemos ti dimë dhe të veprojmë sipas tyre.

• Nuk ka kohë të caktuar, andaj çdo herë je i gatshëm.

• Nuk ka pyetje të caktuara por kaplon çdo gjë të madhe dhe të vogël.

• Ka mbikëqyrës, e mbikëqyrës këtu është All-llahu [subhanehu ve teala].

• Nuk mund të kërkosh ndihmë nga askush, secili do të jetë dëshmitar për ty, për të mirë ose për të keqe, madje edhe gjymtyrët e tuaja.

• Është vetëm një provim, nuk ka përsëritje, kurse rënia në këtë provim është rënie përgjithmonë.

Ashtu siç bëhesh gati për provimin e dynjasë bëhu gati për provimin e ahiretit, atë ditë që ikë njeriu nga vëllai i vet, nga nëna dhe babai i vet.

Përgaditi: Rida Madbul

Përktheu: Bekir Halimi/ISLAM.MK/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit