3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rrufeja godet kishën, 16 vetë humbin jetën

Më të lexuarat

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe mbi 140 të tjerë kanë mbetur të plagosur brenda një kishe në Ruanda.

Viktimat ishin të gjithë brenda ndërtesës, kur ajo u godit nga një rrufe e fuqishme.

Autoritetet vendase konfirmuan lajmin, duke thënë se disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Ruanda është një ndër vendet më të goditura nga rrufetë. Vetëm në muajin tetor të vitit të kaluar, 18 vetë humbën jetën si pasojë e goditjes nga rrufetë.

Në vitin 2016, 30 persona humbën jetën dhe 61 të tjerë mbetën të plagosur po nga i njëjti fenomen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit