3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rrjeti gjithë botrorë, ose WWW (World Wide Web)

Më të lexuarat

Rrjeti gjithë botrorë, ose WWW (nga anglishtja World Wide Web; lexo Uorld Uaid Ueb) është një sistem dokumentësh në Hypertext të shërbyera nëpërmjet Internetit. Me një Shfletues Rrjeti, mund të shikohen faqe rrjeti që mund të përmbajnë tekst, imazhe, video, dhe multimedia të tjerë, duke lundruar mes tyre me përdorimin e hyperlinkeve.
Ky shërbim është i dalluar për thjeshtësinë e përdorimit të tij edhe nga personat e zakonshëm. Përderisa tek shërbimet tjera si ai FTP për gjurmimin e regjistrave duhet para njohuri, këtu të dhënat për regjistrin prezantohen në shfletues. Me këtë shërbim interneti arrin shkallën më të lartë të popullaritetit. Funksionet si gjurmimi i të dhënave me shtypjen e pullave ose duke shkruar ndonjë fjale jo e saktë dhe prezantimin e regjistrave të mundëshëm për atë fjalë, e bëjnë këtë shërbim interesant për masat e gjëra.
Rrjeti për transferimin e të dhënave përdor protokollin HTTP (Hypertext Transfer Protocol). Me anë të shfletuesit dërgohen pyetjet (Request) tek llogaritësi shërbyes (Server) dhe nga aty kthehet përgjigja (Response). Llogaritësi shërbyes nuk dërgohen përgjigjet tek klienti pa kërkesën e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit