Sipas Sammobile, të cilët thonë se kanë arritur të shohin manualin e shërbimit për Galaxy SIII, telefoni i ri i Samsung do t’i ketë karakteristikat e mëposhtme.
Nëse bazohemi në këto informacione, atëherë Samsung Galaxy SIII do të vijë me Android 4.0 Ice Cream Sandwich, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.8 inç në teknologjinë SUPER Amoled, dhe procesor me katër bërthama 1.5GHz.
Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe kamerën me 8MP, A-GPS, Bluetooth 4.0 dhe WiFi.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse këto burime të informacionit janë të vërteta, prandaj mbetet të shihet nëse Samsung do të ofrojë më shumë se kaq për gjeneratën e tretë të telefonit Galaxy S. / Telegrafi /