3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rritje enorme, AKI-ja raporton: 50 mijë kosovarë e kanë lëshuar vendin

Më të lexuarat

Mbledhja e komisionit u mbajt me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth një orë.

Pas përfundimit të saj kreu i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së Haxhi Shala tregoi se në mbledhje u diskutua për migrimin ilegal të kosovarëve dhe dorëheqjen e drejtuesit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Bashkim Smakajt.

Sipas Haxhi Shalës, AKI-ja ka informata se Kosovën deri tash e kanë lëshuar 50 mijë banorë të saj të nisur drejt vendeve evropiane.

“Kryesisht sot ka qenë kjo temë, çështja e migrimit. AKI-ja ka informacione dhe nuk është viti 2015 që ka lëvizje të qytetarëve tanë ka pas edhe në vitin 2013, 2014 por numri më i madh është në vitin 2015 që arrin në 50 mijë. Këto janë statistikat që ka AKI-ja,” tha Shala.

Ai deklaroi se është detyrë e politikanëve të Kosovës t’i shikojnë nga afër qytetarët që migrojnë dhe të merren hapa për parandalimin e kësaj dukurie./kalxo/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit