-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Rritja në fermë ndikon në rregullimin e sistemit imunitar

Më të lexuarat

Një studim i ri ka treguar, për herë të parë, se  rritja në një fermë, ndikon drejtpërdrejt në rregullimin e sistemit imunitar dhe shkakton një reduktim në përgjigjet imunologjike në proteinat e ushqimit.

Hulumtimi, i udhëhequr nga Universiteti i Shkencave Veterinare te Shkollës Bristol , ka gjetur se kalimi i jetës së hershme në një mjedis kompleks ferme, rrit numrin e rregullatoreve T-limfocite, qelizat që fuqizojne sistemin imunitar dhe kufizojnë përgjigjet imunitare.

Dr Marie Lewis, asistente studimi për infeksionin dhe imunitetin në Shkollën e Shkencave Veterinare, e cili udhëhoqi hulumtimin, tha: “Ne shkallë të gjerë studimet epidemiologjike kanë sugjeruar se rritja në një fermë rrit  gjasat per të reduktuar zhvillimet e sëmundjeve alergjike. Megjithatë, deri tani, nuk ka qenë e mundur të tregohet shkaku dhe efekti i drejtpërdrejtë: a ndikon mjedisi fermë në mënyrë aktive per të mbrojtur kundër alergjive, apo familje të prirura per tu prekur nga alergjia, nuk kane gjasa për të jetuar në ferma “?

Në kete studim, kafshet u ushqyen nga nënat e tyre në një fermë ndërsa vëllezërit e motrat e tyre kaluan jetën e tyre te hershme (që nga ajo ditë në vazhdim) në një njësi te izoluar sipas vetë kushteve higjienike dhe u ushqyen me qumësht formulë, ne kete menyre , duke pasqyruar dy ekstremet e mjedisit ku rriten foshnjat e njeriut.

Puna është kryer duke marre si subjekt kafshet sepse ato janë modele të vlefshme per tu perkthyer ne konkluzion per njerëzit pasi ato ndajnë shumë aspekte të njëjta të fiziologjisë, metabolizmit, gjenetikës dhe imunitetit.

 

Hulumtuesit treguan se në krahasim me vëllezërit dhe motrat e tyre në njesine e izoluar, kafshet e rritura ne fermë kishin reduktuar numrin e përgjithshm të T-limfociteve, qelizat imune të cilat drejtojnë përgjigjet imunitare, në indet e zorrëve te tyre. Nga ana tjeter , këto kafshet kishin rritur ndjeshëm numrin  e këtyre qelizave, rregullator T-limfocite, të cilat qetësojë përgjigjet imunitar dhe kufizojne inflamacion.

Kjo zhvendosje në raportin e qelizave stimuluese dhe rregullatore, tregon efekte funksionale sepse në kafshet e rritura ne fermë u vu re reduktim i pergjigjeve te antitrupave kundrejt proteinave te reja te ushqimit.

Qelizat regullatore T  janë identifikuar në shumë specie te gjitarëve, duke përfshirë njerëzit, dhe duket të jenë rregullatorët universale të sistemeve imunitare. Ulja e numrit të tyre është e lidhur shpesh me zhvillimin e alergjive, sëmundjeve autoimune dhe nxitëse.

Dr Lewis shpjegon: Në këtë pikë nuk është e qartë tamam se çfarë e shkaktoi mundesine per  të rritur rregullimin imunitar në kafshet e rritura në fermë. Puna jonë e mëparshme sugjeron që bakteriet e zorrëve luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një sistemi imunitar kompetent dhe këto bakterie  merren nga mjedisi gjatë jetës së hershme. 

Hulumtuesit sugjerojnë se është e nevojshme të përcaktohet shkalla me të cilën ndikojne faktorët e tjerë te lidhur me fermën, të tilla si ndërveprimet shoqërore , të ndotesve nga ajri, antigjenet dhe të ushqyerit e hershem.

Sqarim i mëtejshëm i mekanizmave qe qendrojne në themel te ketyre  ndërveprimeve mund të çojë në metodat e ndërhyrjes gjatë foshnjërisë për të parandaluar zhvillimin e sëmundjeve të imunitetit në jetën e mëvonshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit