Një hulumtim zbuloi se rritja e nivelit të ujit të detit do të ndikojë tek 300 milionë njerëz që jetojnë në vendet bregdetare deri në vitin 2050.
Sipas hulumtimit, rezultatet e të cilit u publikuan në “Nature Communications”, thuhet se rritja e nivelit të ujit të detit kërcënon 300 milionë njerëz që jetojnë në vendet bregdetare.
Në hulmtim thuhet se në rast se emetimet e gazrave serrë që janë në rritje nuk vihen nën kontroll, numri i njerëzve që do të ndikohen nga rritja e nivelit të detit në vitin 2100 do të rritet për dy herë më shumë duke arritur në 630 milionë.
Sipas hulumtimit, 237 milionë nga njerëzit që do të ndikohen nga rritja e nivelit të detit nga gjithsej 300 milionë janë në Azi, duke tërhequr vëmendjen se për 30 vite qytetet Mumbai i Indisë, Shangai i Kinës dhe Bangkoku i Tajlandës do të mbeten nën ujë.
Ekspertët theksojnë se në vitin 2050, pjesa e madhe e qytetit të Aleksandrias në Egjipt, Basra në Irak si dhe rajoni i Vietnamit Jugor me një popullsi prej 20 milionë banorësh tërësisht mund të mbeten nën ujë, duke paralajmëruar për përgatitje për zhvendosje brenda vendit./AA