1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

RRITET TENSIONI NË KUFIRIN AZERBAJXHAN-ARMENI

Më të lexuarat

Stërvitja ushtarake që po bëjnë Forcat e Armatosura të Armenisë në tokat e pushtuara të Azerbajxhanit e ka rritur edhe më shumë tensionin në rajon.

Kufiri Azerbajxhan-Armeni po jeton momente të nxehta.

Zyrtarët azerbajxhanas kanë shkuar në zonë kufitare pas fillimit të stërvitjes së ushtrisë armene në tokat e Karabakut.

Në Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit vihet re një mobilizim i madh.

Zëdhënësi i Ministrisë, Koloneli Eldar Sabirollu organizoi një konferencë shtypi në vijën e frontit.

“Na është sosur durimi, do të marrë fund pushtimi në Karabak”, u shpreh Sabirollu duke shtuar se ajo ditë nuk është shumë larg.

Ai nënvizoi zhvillimin dhe ndryshimin e madh që ka realizuar ushtria e Azerbajxhanit këto vitet e fundit.

-Sot ushtria jonë është e pajisur me armët më moderne të kohës,- u shpreh zëdhënësi i ministrisë duke shtuar se Azerbajxhani është në gjendje dhe i fuqishëm sa të godasë elementët e armikut.kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit