1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Rritet shkalla e varfërisë në Kosovë

Më të lexuarat

Vetëm për një muaj rreth 500 familje aplikojnë për herë të parë për asistencë sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

30 për qind ka arritur varfëria e përgjithshme afër në Kosovë kurse varfëria ekstreme kalon 10 për qindëshin.

Sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, për të gjetur një zgjidhje për zbutjen e gjendjes së rëndë sociale, shumë familje alternativë të vetme kanë ndihmat sociale nga shteti.

 
Kështu që vetëm për një muaj rreth 500 familje aplikojnë për herë të parë për asistencë sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
 
Muhamet Gjocaj, nga kjo ministri i ka thënë radios “Evropa e Lirë” se këto shifra dëshmojnë më së miri nivelin e lartë të varfërisë dhe papunësisë.
 
I të njëjtit mendim është edhe drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS” Ibrahim Rexhepi.
 
“Kjo tregon qartë se nuk ka zhvillim, nuk ka hapje të vendeve të reja të punës, dhe normalisht se njerëzit kërkojnë mbështetje te programet sociale që ka Qeveria e Kosovës”, ka thënë Rexhepi.
 
Sipas tij mund të ketë tentime për ikje klandestine nga Kosova, siç ndodhi muajit e kaluar përderisa njerëzit nuk kanë shpresë apo nuk krijohet një perceptim i qëndrueshëm për ardhmërinë e tyre.
 
Edhe profesori në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Isa Tahiri, thekson shkalla e lartë e papunësisë, rënia e investimeve dhe remitencave në Kosovë, ka bërë që shumë familje adresën e vetme të kenë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
 
“Nuk ka ngritje të të ardhurave personale, inflacioni po rritet, ka filluar të bjerë standardi në Evropë, remitencat dhe investimet kanë filluar të zvogëlohen, mërgata është lodhur duke ndihmuar qytetarët në Kosovë. Prandaj, kur nuk ka investime, nuk ka punësim, kur nuk ka punësim vjen deri tek rritja e rasteve sociale në Kosovë”, thotë Tahiri.
 
Në listën e asistencës sociale figurojnë më shumë se 26 mijë familje, të cilat marrin nga 40 deri 120 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve. Autoritetet kompetente tashmë kanë deklaruar se janë duke shqyrtuar mundësitë që të rritet shuma e ndihmave sociale për këtë kategori të shoqërisë.
 
 Sipas të dhënave zyrtare, konsumi vjetor për kokë banori është 1,402 euro, që i bie jo më shumë se 116 euro në muaj, ndërsa konsumi për ekonomi familjare është 7,625 euro, që në muaj është 635 euro.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit