3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rritet radikalizmi serb në Luginë

Më të lexuarat

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi thotë se Serbinë e ka përfshirë një valë e radikalizmit, pas ardhjes në pushtet të partive të Tomislav Nikolicit dhe Ivica Dacicit.

Arifi për “Tribuna Shqiptare” ka theksuar se kanë kërkuar sqarime nga organet e sigurimit për disa incidente, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Ndërkohë, kreu i Bujanocit thotë se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të duhej të bëheshin pengesë për Kosovën, duke u përfshirë në bisedimet që po bëhen me Beogradin, edhe pse kërkojnë që të drejtat e shqiptarëve të kësaj ane të trajtohen drejt.

Por, thotë se nëse diskutohet ndarja e Kosovës, do të aktivizohej referendumi i vitit 1992, sipas të cilit kërkohet bashkimi me Kosovën. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit